LIVE UPDATES
Politike

Analiza: A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?

Presidenti është, po ashtu, komandant suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe ka të drejtë për emërime dhe shkarkime të ndryshme.

6 Nëntor 2025, 14:35 Nga E. D
Analiza: A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së
foto ilustruese

KOSOVË- Pozita e presidentit të Kosovës duket se është shndërruar nga simbol uniteti në simbol përçarjeje, meqë nuk janë të paktë ata që e kanë përmendur këtë pozitë si njërën prej arsyeve pse nuk ka konsensus për ta formuar një qeveri të re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, “presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”, dhe në mesin e kompetencave kryesore që ka, janë: përfaqësimi i shtetit brenda dhe jashtë territorit, shpallja e zgjedhjeve, nxjerrja e dekreteve e nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Presidenti është, po ashtu, komandant suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe ka të drejtë për emërime dhe shkarkime të ndryshme.

Gjerësisht, kjo pozitë përshkruhet si tejet ceremoniale, pasi në Kosovë, shtet me demokraci parlamentare, primatin e ka Kuvendi, në aspektin legjislativ, si dhe Qeveria, si pushtet ekzekutiv.

Meqë mandati pesëvjeçar i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, skadon në prill të vitit të ardhshëm, duket se për partitë kanë qenë të domosdoshme edhe kalkulimet për këtë pozitë, diçka aspak e panjohur në skenën politike të Kosovës.

Presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë, dhe duhet t’i sigurojë 2/3 e votave në dy rundet e para. Në mundësinë e tretë dhe të fundit, një kandidati i duhet ta sigurojë shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Në situatë të tillë, në mesin e gjithë teorive, ekziston edhe ajo nëse politikanëve duhet t’iu hiqet nga dora kjo përgjegjësi dhe t’i kalojë popullit.

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk sheh zgjidhje te zgjedhja e presidentit direkt nga populli, sepse atëherë do të duhej të diskutohej edhe se cilat do të ishin kompetencat dhe përgjegjësitë e një presidenti.

“Nëse dëshirojmë ta ndryshojmë formën e shtetit, të kemi sistem gjysmë-presidencial, apo presidencial, kjo do të nënkuptonte që kompetenca të caktuara të Kuvendit apo Qeverisë do të duhej të delegoheshin te presidenti”.

Për më tepër, Miftaraj përmend që ndonjë ndryshim i tillë kërkon edhe bekimin e partnerëve ndërkombëtarë, pasi ata e kanë njohur shtetin në formatin ekzistues.

Si mund të arrihet deri te ndryshimet?

Për Bekim Salihun nga Grupi për Studime të Avancuara – GAP, procesi i ndryshimit të mënyrës së zgjedhjes të presidentit nuk është as i lehtë, as i shpejtë, dhe as i thjeshtë.

Për më tepër, as motivi nuk është i pranueshëm, sepse në këtë rast nuk kërkohet ndryshimi me qëllim të faktorizimit të pozitës së presidentit, apo të vetë Kosovës, por për shkak të mungesës së konsensusit dhe kompromisit politik.

Ai e përmend këtë aspekt, pasi edhe për ta ndryshuar mënyrën e zgjedhjes duhet të ketë vullnet politik, që më pas të formohej një komision parlamentar për ndryshimin e Kushtetutës, për ç’gjë do të duheshin 81 vota në Kuvend.

Më pas, ai komision do të duhej t’i dorëzonte ndryshimet, që gjithashtu do të duhej të votoheshin nga 81 deputetë, përfshirë 2/3 e komunitetit joshumicë, dhe më vonë të dorëzoheshin në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë.

Pra, është proces relativisht i gjatë. Shto këtu edhe diskutimet publike që e marrin kohën e vet.

“Ne, si shtet, jemi në një pozicion kur edhe gjërat më të lehta se kaq nuk po arrijmë t’i procedojmë dhe miratojmë, e lëre më gjërat që janë kaq të ndërlikuara dhe të gjata”, thotë Salihu për Radion Evropa e Lirë.

Krejt kjo e bën të qartë që, edhe nëse do të kishte ndonjëherë këso ndryshimesh, ato do të mund të vlenin për mandate tjera, pasi tani janë thuajse të pamundshme.

A ka pasur përpjekje për ndryshim të mënyrës së zgjedhjes?

Po. Nisma më serioze ishte ajo e vitit 2011, kur tre liderët politikë të asaj kohe, Hashim Thaçi i Partisë Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Behgjet Pacolli i Aleancës Kosova e Re, me ndërmjetësim të ambasadorit të atëhershëm amerikan, Christopher Dell, arritën marrëveshje për tejkalim të krizës institucionale, duke propozuar Atifete Jahjagën për presidente, derisa të bëheshin ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ta zgjedhur presidentin direkt me votë të popullit.

Legjislatura e atëhershme votoi për formimin e një komisioni për t’i bërë ndryshimet kushtetuese. Më pas, kryetari i Kuvendit i dërgoi ato në Kushtetuese për vlerësim, por si përfundim, ndryshimet që morën dritën e gjelbër nga Gjykata nuk u miratuan asnjëherë nga Kuvendi.

Sipas një ankete të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës më 2015, lidhur me këtë çështje, 89.7 për qind e të anketuarve thanë se ishin për zgjedhjen e presidentit direkt me votë, ndërsa vetëm 10.3 për qind besonin se duhet të ekzistojë mënyra që zbatohet edhe sot.

Ku zgjidhet presidenti me votë direkte?

Nga vendet e rajonit, presidentin e zgjedhin direkt shtetasit e Malit të Zi, ata të Maqedonisë së Veriut, ata të Serbisë dhe ata të Bosnje e Hercegovinës. Njëjtë ndodh edhe në demokracitë sikurse në Francë dhe në një pjesë të mirë të vendeve të Bashkimit Evropian apo në Shtetet e Bashkuara, ndonëse në këto të fundit ekziston proces pak më i ndërlikuar.  Si në Kosovë, presidentin e zgjedh Kuvendi edhe në Shqipëri./REL

kosovë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj