LIVE UPDATES
Politike

Interpelanca për spitalin e Onkologjikut, Spahia: Skandali shtetëror që po vret pacientët

Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Bardh Spahia renditi një sërë faktesh alarmante të evidentuara edhe në raportin e KLSH.

6 Nëntor 2025, 12:46 Nga I.A
Interpelanca për spitalin e Onkologjikut, Spahia: Skandali shtetëror
Bardh Spahia

TIRANË- Maxhoranca ka rrëzuar sot kërkesën e e opozitës për mocion me debat lidhur me gjendjen në spitalin e onkologjikut. Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Bardh Spahia renditi një sërë faktesh alarmante të evidentuara edhe në raportin e KLSH.

Bardhi tha se shumica parlamentare refuzon një mocion me debat të kërkuar nga opozita për këtë çështje urgjente, duke e akuzuar atë se po e kthen parlamentin në një “shtojcë të ekzekutivit” ku nuk lejohet kontrolli dhe debati. Në fund të fjalës, ai paraqiti një sërë kërkesash, përfshirë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, transparencë të plotë për buxhetin e barnave onkologjike, rishikim të menjëhershëm të protokolleve klinike dhe rritje të buxhetit për spitalin.

"Sot në këtë sallë duhet të ishim duke zhvilluar një mocion me debat, një kërkesë legjitime e paraqitur nga një grup deputetësh të opozitës për një nga çështjet më urgjente që ka sot vendi, për shëndetin dhe jetën e pacientëve me sëmundje tumorale. Por kjo shumicë zgjodhi ta refuzojë debatin. Ashtu siç ka refuzuar që në nisje të kësaj legjislature të re, ku për herë të parë në historinë e parlamentarizmit shqiptar refuzoi të mbante debatin edhe për programin politik të qeverisë së kësaj mazhorance. Ky parlament, për fatin e tij të keq, është shndërruar në një shtojcë të ekzekutivit, pasi debati për kontrollin parlamentar ndaj qeverisë është i ndaluar. Në këtë parlament ngrihen vetëm kartonat e kësaj pjese të mazhorancës, si të ishin buratinë. Është e trishtë që përfaqësuesit e qytetarëve, ata që duhet të mbrojnë interesin publik dhe duhet t'i kërkojnë llogari qeverisë, sikundër në çdo parlament tjetër të një vendi që aspiron të jetë anëtar i Bashkimit Evropian, në fakt nuk bëjnë asgjë tjetër veçse zbatojnë urdhra politikë. Ky debat nuk është për ne, përfaqësuesit e opozitës.

Ky debat që u refuzua nuk është për të bërë politikë. Ky debat është për shqiptarët dhe nuk do të duhej të ishte refuzuar. Për të bërë transparencë mbi situatën dramatike në spitalin onkologjik, e cila kërkon reagim urgjent për ta kthyer atë në kushte të paktën bazike të ofrimit të shërbimit. Qytetarët kërkojnë trajtim shëndetësor bazik, sepse kjo është një e drejtë kushtetuese, e cila nuk mund t'i referohet, nuk mund t'i refuzohet nga asnjë lloj qeverisjeje. Sot do të duhet të flasim për jetë njerëzish, jo për statistika dhe propagandë fasadash të qeverisë. Sot duhet të flasim për ato nëna, gra, vajza, baballarë, djem që luftojnë çdo ditë për të jetuar. Ndërsa shteti që duhet t'u garantojë trajtim dinjitoz, u kthen kurrizin. Raporti i publikuar vetëm një muaj më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është në zyrën tuaj zonja ministre. Dhe me shumë gjasa ju do ta arkivoni, sikundër kolegët e tuaja të mëparshme kanë bërë të njëjtën gjë me raportet e mëparshme. Sepse për 12 vite me radhë, situata në onkologjik nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, ajo po degradon nga dita në ditë. Ndërkohë që ju keni përgjegjësinë për të garantuar shëndet cilësor për çdo qytetar dhe për të bërë çdo gjë për të ruajtur jetën e qytetarëve shqiptarë. Ky raport nuk flet me opsione politike, flet me fakte, shifra dhe dokumenta zyrtare.

Ai bën një panoramë të ftohtë mbi situatën e barnave dhe pajisjeve mjekësore në spitalin onkologjik të QSUT-së, e cila është në një kolaps përkundrejt shërbimit ndaj qytetarit. Pacientëve që dergjen çdo ditë me qindra e mijëra dhe ku mungojnë barna bazë, barna të trajtimeve terapeutike, pajisjet sipas protokolleve mjekësore për diagnozat e ndryshme të pacientëve e të tjerë. Raporti tregon qartë se 46% e barnave antitumoralë të autorizuar nuk janë importuar kurrë dhe kjo është kriminale. Protokollet klinike janë të vjetëruara që prej vitit 2014. Kjo është paaftësi kriminale. Farmacitë spitalore kanë barna të skaduara që ende figurojnë si aktive. Kjo është një vjedhje me pasoja direkte në shëndetin dhe jetën e qytetarëve. AKBMP nuk ka kryer asnjë inspektim për tre vite rresht, agjencia e kontrollit të barnave. Laboratori i kontrollit ka kryer vetëm tetë analiza në tre vite. Penalitetet ndaj operatorëve që kanë vonuar furnizimet nuk janë zbatuar. Programi për barnat tumorale është nënfinancuar sistematikisht. Këto fakte të gjitha flasin qartë. Kjo nuk është një mungesë apo ngërç administrativ. Ky është një skandal shtetëror. Është një tjetër provë e qartë e dështimit të një sistemi të kapur nga paaftësia, burokracia dhe korrupsioni. Në vend që të investohej në barna, në pajisje dhe në kushte spitalore, qeveria ka preferuar propagandën dhe fasadat shumëngjyrëshe që vetë ministrja juaj e re në ditët e para të saj, hoqi paralele me vendet e BE-së e të Britanisë së Madhe. E nderuar ministre, a ka sot pacientë në spitalet onkologjike të Europës apo të Britanisë së Madhe që përballen me mungesë të kushteve bazë të hospitalizimit dhe higjienës për pacientë, ku mungojnë barnat bazë dhe ku mungojnë terapitë jetike për pacientët.

Spitali onkologjik që duhej të ishte qendra e shpresës për mijëra pacientë, sot është kthyer në simbol të braktisjes shtetërore. Çdo vit buxheti për barnat onkologjike dhe pajisjet mjekësore ka rënë, ndërkohë që buxheti për koncesione e fasada, shërbime konsulence e të tjerë është rritur. Shifrat zyrtare tregojnë qartë. Vetëm dje, një zonjë e sëmurë me tumor solli dëshminë e saj tronditëse nga eksperienca e përjetuar në spitalin onkologjik.
Nuk ka shtretër, as poltrona për kemioterapi. Nuk ka kushte minimale higjieno-sanitare. Brakiterapia nuk punon prej tre muajsh. Akseleratorët linear funksionojnë me ndërprerje. Mamografia dhe ekografia nuk bëhen. Pet scan nuk ekziston. Barnat që duhet t'i sigurojë spitali, pacientët i blejnë vetë, ose detyrohen të shkojnë jashtë shtetit. Kjo nuk është thjesht neglizhencë. Është shkelje e të drejtës për jetën, e sanksionuar në Kushtetutë dhe në Konventën Europiane për të drejtat e njeriut. Kush mban përgjegjësi? Kush i mban përgjegjësitë për këtë situatë ekstreme?

Ku është Ministria e Shëndetësisë? Ku janë drejtuesit e QSUT-së, të fondit të sigurimeve, të agjencisë së barnave? A do të ketë ndonjëherë llogaridhënie reale, apo çdo gjë do të fshihet nën petkun e propagandës. Të nderuar qytetarë, debati që u refuzua sot në këtë parlament nuk është për opozitën, por është për qytetarët. Është e drejta e qytetarëve të kërkojnë llogaridhënie, të kërkojnë veprim të menjëhershëm, të kërkojnë që ky kuvend të mos heshtë përballë dhimbjes njerëzore. 
Ndaj unë sot, edhe pas këtij refuzimi që ju po i bëni të drejtës së qytetarëve për të kërkuar llogari ndaj qeverisë, kërkoj: Një hetim parlamentar për zbatimin e rekomandimeve të KLSH-së. Transparencë të plotë për buxhetin e barnave onkologjike dhe kontratat e furnizimit. Rishikimin e menjëhershëm të protokolleve klinike dhe procedurave të miratimit të barnave. Rritje të buxhetit për onkologjikun, jo për mure, jo për fasada, por për barna dhe pajisje. Garanci ligjore për furnizimin pa ndërprerje me barna jetike të listës bazë. Zonja dhe zotërinj të mazhorancës, kur të votoni, mendoni për ato mijëra pacientë që luftojnë çdo ditë me vdekjen. Jeni me to apo kundër tyre?," tha Spahia.

bardh spahia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet