Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dorëheqja e tij ka ardhur pas një kalvari që ka hequr Pali, pasi arrestoi Morinën vitin e kaluar.
TIRANË- Ish-shefi i komisariatit nr. 2 Ritvan Pali që arrestoi të shumëkërkuarin Altin Morina ka dhënë dorëheqjen nga radhët e Policisë së Shtetit. Dorëheqja e tij ka ardhur pas një kalvari që ka hequr Pali, pasi arrestoi Morinën vitin e kaluar.
Fillimisht atij iu ulën gratët dhe e transferuan me detyrë në Devoll. Ndërkohë që vetëm 1 muaj më parë Proda e ka ricaktuar sërish Palin me detyrë në Kukës. Por pas kësaj Pali ka vendosur që të japë dorëheqjen.
Si u arrestua Altin Morina?
Ish-efektivi i RENEA-së, Altin Morina i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” është arrestuar mbrëmjen e 3 prillit të vitit të kaluar. Altin Morina është arrestuar nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë teksa bashkë me të ishte edhe një person tjetër. Altin Morina u shpall në kërkim në kuadër të operacionit Revanshi.
Çfarë ndodhi pas arrestimit të Altin Morinës?
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetiti Ilir Proda shkriu të gjithë zinxhirin komandues të komisariatit nr. 2 në Tiranë pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s Altin Morina. Sipas informacioneve, "zemërimi" i Prodës vjen pasi Morina është mik i ngushtë i tij. Kështu, në shenjë hakmarrje, Proda ka shkarkuar shefin e komisariatit, shefin e krimeve, oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit si dhe agjentët civilë.
Kjo çështje shkon më thellë pasi AMP jo vetëm nuk mban qëndrim në krah të efektivëve të policisë për një hetim sa më të plotë të ngjarjes së paprecedentë, por delegon Franc Ndojin për t’u bërë presion agjentëve të mbetur në komisariat që të lënë detyrën. Drejtori i AMP së Tiranës Franc Ndoji dhe ish-efektivi i RENEA-s Altin Morina gjithashtu njihen për shoqërinë e tyre të ngushtë si dhe kanë qënë nën hetim më parë si grup i përfshirë në huadhënie me fajde si dhe grup që menaxhonte lojërat e fatit në Tiranë, Fushë-Krujë dhe Shkodër.
Kush është Altin Morina?
Ish-efektivi i RENEA-së, Altin Morina i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” është arrestuar vitin e kaluar. Bëhet e ditur se Altin Morina është arrestuar nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë teksa bashkë me të ishte edhe një person tjetër.
Por kjo nuk ishte hera e parë që Morina arrestohet. Ish-shefi i stërvitjes pranë repartit special RENEA në Tiranë, Altin Morina u arrestua më 14 mars të vitit 2023 me 113 mijë euro në makinë të padeklaruara. 43-vjeçari u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me një automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi. Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.
“Nuk ka prova, këto para i kam marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit. Nuk vijnë nga produkt kriminal, jam gati të bashkëpunoj me organin e akuzës për t’i dhënë prova që kanë të bëjnë me arsye personale dhe familjare. Nuk ka patur person tjetër në shoqërinë time në momentin e arrestimit. Po shkoja në shtëpi, te Komuna e Parisit, dhe isha drejtuar në “Ish-Bllok” ku banoj”, tregoi ish-efektivi.
Ndërsa në dosjen "Revanshi" sipas SPAK, Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020./Dosja.al
Edi Rama HOLANDË- Media investigative holandeze 'Follow the Money' ka bërë një artikull mbi Shqipërinë, duke e quajtur q...
Kuvendi TIRANË- Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë bashkuar sot votat për të zgjedur kryetaren dhe anëtarët e...
Niko Peleshi TIRANË- Debatet e ashpra, ofendimet dhe lapsuset nuk kanë munguar as në seancën plenare e sotme. Këtë herë...
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se strategjia e maxhorancës për vendosjen e ligjit për barazinë gjinore si pi...
TIRANË- Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Belind Këlliçi i kërkoi kryetarit të Kuvendit, Niko Pel...
Edi Rama TIRANË- Kreyministri Edi Rama, ka njoftuar se nga viti 2026 do të zbatohet praktika e indeksimit vjetor të pagave për pun...
Ilir Beqaj TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën për seancën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pa...
Kuvendi TIRANË- Seanca plenare është ndërprerë për 10 minuta ditën e sotme në Kuvend. Ndërprerja ka ardhur p&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj deklaratave të Taulant Ballës duke mohuar se ka fye...
Gent Strazimiri TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së miratimit të ...