Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se SPAK ka kriminelë të rrezikshëm.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK. Ai u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se SPAK ka kriminelë të rrezikshëm.
Sipas tij janë lëshuar 250 urdhër arreste ndërkombëtare dhe kombëtare të cilat nuk janë ekzekutuar. Berisha thekson se janë informuar krerët e karteleve pasi në vendin tonë sipas tij është një shkallë e lartë e bashkëpunimit të drejtësisë me kriminin.
"Sot unë lashë këtë shënim: Altin Troplini, se çfarë gjeta unë aty, aty ishte Elvis Doçi. Elvis Doçi, po i varte në qafë një pllakatë Altin Troplinit, në të cilën e shpallte president i nderit i kartelit Troplini për shkallën më të lartë të bashkëpunimit dhe mbështetjes që ai i dha këtij karteli. Por shqiptarët duhet ta dinë se ky institucion, në të cilin pa diskutim ka njerëz të ndershëm, ka burra, gra, vajza dhe djem të ndershëm, por ka kriminelë më të poshtër, më të rrezikshëm se Troplinët, se Çelët dhe se shumë të tjerë.
Nga bilanci i një gazetari kurajoz, investigativ, del se bashkëpunëtorët e krimit në këtë institucion, si dëshmi e këtij bashkëpunimi, 250 urdhër arreste ndërkombëtare dhe kombëtare nuk janë ekzekutuar sepse si në rastin e Elvis Doçit, janë mbajtur, janë informuar krerët e karteleve dhe de facto asnjë prej tyre nuk është në burg në Shqipëri. Është një bashkëpunim i shkallës më të lartë me krimin.
Në qoftë se prokuroria e krimeve të rënda kishte një ekzekutim të mandateve të arrestit sipas statistikës së saktë, që shkonte në 85-90 përqind, Altin Troplini dhe pasardhësi i tij, ish-xhelati i policisë sekrete të Enver Hoxhës, kanë një ekzekutim që për bosët nuk shkon as në 10 përqind.
Dhe unë u bëj thirrje gazetarëve, që unë kam respekt për ta, që merren me informacionet e këtij institucioni, të mos bien viktimë e mashtrimeve dhe trillimeve të tyre. Informuan se janë kapur 17 tonelata drogë.
Tani dëgjoni, dy javët e fundit, lajmet ndërkombëtare të vërtetuara janë se në duart e karteleve shqiptare të Çelajt dhe Ndreut apo atij Hoxhosmanit, kanë qarkulluar 34 tonë kokainë, e barabartë me 6.5 miliardë euro. Asnjë gram nuk është kapur në Shqipëri dhe dezinformojnë, mashtrojnë se u kapën 17 tonelata.
Pra, pse e theksova këtë moment, e theksova se në qoftë se Altin Troplinin e dekoroi sot, aty po e dekoronte Elvis Doçi, e shpalli president nderi të kartelit Troplini pikërisht për këtë bashjëpunim kriminal të ngushtë që është vendosur mes personave të ngushtë këtu. Nuk përjashtohet, një pjesë është edhe policia pa diskutim, por rastet janë flagrante, që akuzohen vetë këta prokurorë dhe kjo përbën një problem madhor për rendin dhe sigurinë, pasi unë u them ju që sot padrinot janë të lirë, janë në Xhafzotaj, jetojnë në një territor ku nuk futet policia dhe askush dhe vazhdojnë të qetë njësoj si Suel Çela, i cili në një kohë kur bënte terror në Elbasan për zgjedhjet, Altin Troplini dizinformonte të huajt se ai është në Dubai apo në dhera të tjera," u shpreh Berisha.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaç...
Spitali LEZHË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga punimet që po kryehen nga spitali i ...
PDSH MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marr&eu...
foto ilustruese MIRDITË- Në 76-vjetorin e masakrës së Qafë Valmirit, Mirdita ka nderuar sot kujtimin e 14 martirëve t&eu...
Edi Rama Në mënyrë të shpeshtë, drejtuesit e bankave ulërasin nëpër konferenca apo jashtë konferencave pë...
Foto TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamj...
SERBI- Qeveria e Serbisë ka bërë të ditur se ia ka përfunduar mandatin Igor Popoviçit, i cili mbante pozitën e ndihmë...
Foto TIRANË- NënKryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë dhe njëkohësisht Këshilltari për Cështjet Ekonomike PD, D...
Vokshi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar mungesën e aparatit të brakiterapisë në ...
Foto TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me takimin e zhvi...