LIVE UPDATES
Politike

PDSH nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, braktisin edhe Frontin Evropian

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, deklaroi se nuk do të bëhet pjesë e kësaj qeverie, por edhe se është shkëputur çdo komunikimin e kreun e BDI-së Ali Ahmeti, pasi brenda koalicionit ka marrë, siç i quajti, dy armiqtë e përbetuar të PDSH-së.

17 Gusht 2025, 19:30 Nga E. D
PDSH nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në
PDSH

MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Kreu i PDSH-së e ka cilësuar procesin si të degraduar në pazare politike dhe duke akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) për mashtrimin e shqiptarëve. Thaçi gjithashtu akuzoi drejtpërdrejt liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, për përgjegjësi ndaj situatës aktuale.

Ndër të tjera, Thaçi ka theksuar se zgjedhjet lokale nuk duhet të shihen si proces që përmirëson pozitën e shqiptarëve. Sipas tij, PDSH ka marrë vendim të prerë për të mos paraqitur kandidatë. Ai shtoi se struktura e partisë është e obliguar të sqarojë qëndrimin e saj tek shqiptarët në rajon dhe tek bashkësia ndërkombëtare.

“Duke pas parasysh situatën e vështirë në sferën politike në Maqedoni dhe në raport me avancimin e procesit të inkuadrimit në Bashkimin Evropian dhe, në të njëjtën kohë, mungesën e një dëshire për një dialog serioz dhe substancial sa i përket avancimit të të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, e keni kuptuar se PDSH-ja refuzon pjesëmarrjen në këtë qeveri aktuale. 

Duke marrë parasysh se zoti Ahmeti dhe BDI-ja janë përgjegjës kryesor për këtë mashtrim dhe poshtërim të shqiptarëve, ne vendosëm që me ata mos të kemi asnjë lloj bashkëpunimi. Duke i shtuar kësaj se zoti Ahmeti me vetëdije është futur dhe ka marrë si aleat dy armiq të përbetuar të Partisë Demokratike Shqiptare, që nuk kanë kursyer asgjë që ta dëmtojnë këtë parti, kuvendi konstaton që bashkëpunimi me BDI-në është i pamundur.

Zgjedhjet lokale janë çështje të administrimit lokal, janë zgjedhje administrative dhe nuk duhet të ketë askush iluzion se bëhet fjalë për përmirësim të pozitës apo të drejtave të shqiptarëve, por në pyetje është vetëm koha e pazareve të errëta që individë dhe grupacione të caktuara të marrin pushtetin. 

Në këtë rast, në bazë të këtyre arsyeve, kuvendi qendror merr vendim që PDSH-ja të refuzojë të marrë pjesë në zgjedhje, dhe ne nuk do të kemi kandidat në këto zgjedhje. Qytetarët janë të lirë të vendosin si do të sillen në këto zgjedhje. Kuvendi qendror më obligoi mua dhe strukturat tjera të partisë që gjatë kësaj kohe të informoj shqiptarët brenda Maqedonisë, Kosovë e Shqipëri dhe bashkësinë ndërkombëtare, për arsyet e mos pjesëmarrjes në këto zgjedhje,” përfundoi Thaçi.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 19 tetor, rrethi i parë dhe 2 nëntor rrethi i dytë. 

pdsh

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet