Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Teliti thekson se 53 milionë euro ishin në dispozicion për rindërtimin vetëm vitin e kaluar, por Bashkia shpenzoi vetëm 26 milionë euro.
TIRANË- NënKryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë dhe njëkohësisht Këshilltari për Cështjet Ekonomike PD, Dorjan Teliti përmes një postimi në "Facebook" ka denoncuar sipas tij zvarritjen që Bashkia Tiranë i ka bërë procesit të rindërtimit. Teliti thekson se 53 milionë euro ishin në dispozicion për rindërtimin vetëm vitin e kaluar, por Bashkia shpenzoi vetëm 26 milionë euro.
Ai ka ngritur disa pyetje se ku po shkojnë këto para dhe se procesi i rindërtimit po zvarritet teksa vë kryeqytet shtohen kulla shumë shpejt. Teliti shkruan se kjo situatë është një dështim politik që tregon mungesën e vullnetit dhe ndershmërisë nga drejtuesit e Bashkisë.
"SKANDAL: RINDËRTIMI NJË GËNJESHTËR E MADHE E BASHKISË TIRANË! Është e papranueshme dhe thellësisht revoltuese të shohësh si Bashkia Tiranë ka transformuar procesin jetik të rindërtimit në një farsë tragjike, duke lënë qindra familje të Tiranës ende në mëshirë të fatit. Shifrat flasin vetë: 53 milionë euro ishin në dispozicion për rindërtimin vetëm vitin e kaluar, por Bashkia shpenzoi vetëm 26 milionë euro – më pak se gjysma!
Ku shkuan paratë e tjera? Kjo nuk është thjesht neglizhencë, kjo është një shuplakë e rëndë për çdo qytetar të prekur! Me këtë ritëm tallës, a duhet të presim vërtet deri në dekadën e ardhshme që shtëpitë e nevojtarëve të rindërtohen? Ndërkohë që kulla pas kulle ngrihet me shpejtësi marramendëse në zemër të Tiranës, duke shërbyer interesat e një klike të ngushtë, rindërtimi i shtëpive të qytetarëve është kthyer në sinonim të zvarritjes së pafundme, abuzimeve flagrante me tenderat, dhe punimeve fantazmë ose jashtë çdo standardi.
Ky nuk është thjesht një dështim menaxherial, por ky është një dështim politik që tregon qartë mungesën e vullnetit dhe ndershmërisë nga ana e drejtuesve të Bashkisë së Kryeqytetit. Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë mashtrim të madh?" shkruan Teliti.
Vokshi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar mungesën e aparatit të brakiterapisë në ...
Foto TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me takimin e zhvi...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i PL, Ilir Meta ka ka folur për vendimin politik për ta lënë në burg edhe pse hetimet u mbyll&eu...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD Genta Vangjeli përmes një deklarate zbuloi se Parti...
Artan Distafa TIRANË- Partia e Lirisë përmes një deklarate ka reaguar lidhur me pagesat që vijojnë të derdhen n&eu...
Alqi Bllako TIRANË- SPAK ka marrë në pyetje ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako lidhur me hetimet që po kryen për tenderi...
Sali Berisha KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë private në Istog të Kosovës,...
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ishte i pranishëm në Bjeshkët e Istogut, në ce...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga "aventuara" e tij...
Foto ilustruese TIRANË- Ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se vlerësimi e...