17 Gusht 2025, 20:16
Nga DOSJA
foto ilustruese
MIRDITË- Në 76-vjetorin e masakrës së Qafë Valmirit, Mirdita ka nderuar sot kujtimin e 14 martirëve të pushkatuar dhe varur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Ceremonia përkujtimore u zhvillua në prani të qytetarëve, familjarëve të të rënëve, si dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe pushtetit vendor. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Me anë të një reagimi në Facebook, Berisha e cilësoi ngjarjen si një nga masakrat më të rënda të diktaturës komuniste. Berisha shkruan në postimin e tij se më 17 gusht 1949, forcat e udhëhequra nga Mehmet Shehu ekzekutuan barbarisht 14 burra nga familjet më të njohura të Mirditës, duke i pushkatuar dhe varur në litar.
Berisha theksoi se pas kësaj masakre, qindra familje mirditore u përndoqën, u internuan në kampet e Tepelenës dhe në vende të tjera, ndërsa mbi 600 burra e gra u martirizuan gjatë 46 viteve të regjimit, për shkak të besimit dhe bindjeve të tyre.
Lideri i opozitës gjithashtu shkruan se në 76-vjetorin e masakrës së Valmirit, nënkryetari i Partisë Demokratike deputeti Agron Gjekmarkaj, deputetet Elda Hoti, Gjin Gjoni dhe kryetari i Bashkisë së Mirditës Albert Melyshi bënë homazhe dhe vendosën kurora në nderim të martirëve të Mirditës dhe Shqipërisë.
Postimi i Berishës:
Sot Mirdita nderon martirët e 17 Gushtit 1949.
Të dashur miq,
më 17 gusht të vitit 1949 populli i Mirditës përjetoi një masakër të vërtetë nga regjimi mizor komunist. Njësi terroriste të drejtuara nga vrasësi serial Mehmet Shehu ekzekutuan në Qafë Valmir 14 martirë nga familjet më në zë të Mirditës: 10 prej tyre i pushkatuan duke i mbuluar me dhe të gjallë dhe 4 të tjerë i varën në litar.
Pas kësaj masakre, xhelati i shqiptarëve Enver Hoxha përndoqi dhe internoi në kampet e përqendrimit në Tepelenë e gjetkë qindra familje mirditore. Mbi 600 burra e gra të Mirditës u martirizuan gjatë 46 viteve të diktaturës, për liri, besimin te Zoti dhe atdheun e tyre.
Sot, në 76-vjetorin e masakrës së Valmirit, qytetarët e Mirditës, nënkryetari i Partisë Demokratike deputeti Agron Gjekmarkaj, deputetet Elda Hoti. Gjin Gjoni dhe kryetari i Bashkisë së Mirditës Albert Melyshi bënë homazhe dhe vendosën kurora në nderim të martirëve të Mirditës dhe Shqipërisë.
Nderim të përjetshëm martirëve të lirisë:
1. Ded Preng Gjomarkaj – Orosh, varur në litar.
2. Pjetër Ded Vila – Kaçinar, varur në litar.
3. Dodë Mark Biba – Tenë, varur në litar.
4. Dod Llesh Paloka – Kaçinar, varur në litar.
5. Nikollë Bardhok Bajraktari – Rrëshen, pushkatuar.
6. Llesh Gjon Melyshi – Malaj, pushkatuar.
7. Nikoll Llesh Bajraktari – Orosh, pushkatuar.
8. Ndrecë Mark Ndoj – Kaçinar, pushkatuar.
9. Bardhok Dodë Gjini – Prosek, pushkatuar.
10. Gjin Gjok Kaçi – Bukmirë, pushkatuar.
11. Gjergj Beleshi – Kthellë e Epër, pushkatuar.
12. Ndoc Gjet Çupi – Blinisht, pushkatuar.
13. Preng Shkurt Nikolli – Orosh, pushkatuar.
14. Frrok Mata – Kaçinar, pushkatuar.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!
sali berisha
Politike
17 Gusht 2025, 20:12
Gjergj Erebara
Edi Rama
Në mënyrë të shpeshtë, drejtuesit e bankave ulërasin nëpër konferenca apo jashtë konferencave pë...
Politike
17 Gusht 2025, 11:01
N.F
Foto
TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamj...
Politike
16 Gusht 2025, 22:48
N.F
SERBI- Qeveria e Serbisë ka bërë të ditur se ia ka përfunduar mandatin Igor Popoviçit, i cili mbante pozitën e ndihmë...
Politike
16 Gusht 2025, 21:10
N.F
Foto
TIRANË- NënKryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë dhe njëkohësisht Këshilltari për Cështjet Ekonomike PD, D...
Politike
16 Gusht 2025, 15:49
N.F
Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar mungesën e aparatit të brakiterapisë në ...
Politike
16 Gusht 2025, 15:37
N.F
Foto
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me takimin e zhvi...
Politike
16 Gusht 2025, 13:22
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i PL, Ilir Meta ka ka folur për vendimin politik për ta lënë në burg edhe pse hetimet u mbyll&eu...
Politike
16 Gusht 2025, 11:48
E. D
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD Genta Vangjeli përmes një deklarate zbuloi se Parti...
Politike
16 Gusht 2025, 11:23
E. D
Artan Distafa
TIRANË- Partia e Lirisë përmes një deklarate ka reaguar lidhur me pagesat që vijojnë të derdhen n&eu...
Politike
16 Gusht 2025, 10:46
Alqi Bllako
TIRANË- SPAK ka marrë në pyetje ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako lidhur me hetimet që po kryen për tenderi...