Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin para Kryeministrisë/ Diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin: Rama në burg, Berisha në burg
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
Berisha: Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës, në protestën shpëtimtare për Shqip&e...
"Nuk besoj te pasqyra e Facebook-ut dhe te komentet"/Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030 ...
Meloni i përgjigjet deklaratave të Trump: Italia nuk lutet kurrë! Për të ardhur keq që nuk sillet kështu me.....
Sipas tij, mijëra njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zvërneci, por dinin vetëm se çfarë duhet të mendonin për Zvërnecin, jo se kanë analizuan projektin.
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Jared Kushner dhe lidhjes që ai ka me presidentin amerikan Donald Trump. Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama u shpreh se 10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët.
Sipas tij, mijëra njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zvërneci, por dinin vetëm se çfarë duhet të mendonin për Zvërnecin, jo se kanë analizuan projektin. Lideri i qeverisë tha se një projekt zhvillimi u bë brenda pak ditësh pjesë e një lufte ideologjike, duke shtuar se algoritmi dhe emocioni mbërrijnë përpara fakteve.
Rama: Deri dje zhvillohej egërsisht nën hundën e pandjeshme të botës masakra më e përgjakshme mbi shpendët dhe kafshët e gjora që vriteshin për epshin shtazarak të mijëra gjuetarëve. Të ishte për botën, 10 vite më parë flamingot nuk shtegtonin.
Bota nuk u zgjua nga fati i Nartës, por nga Jared Kushner dhe vjehrri i tij që urrehet nga gjithë bota. Bulevardi përputhi atë armatë të frikshme me armatën e urrejtësve shqiptarë ndaj meje dhe jush. I gënjeu mendja fuqishëm që çadra lokale do bënte mrekullinë që nuk e bëri dot çadra e Lulit. Do laheshin dy hesape: bota e madhe do turpëronte Trump-in, ndërsa armata e influencerëve, urrejtësve dhe mercenarëve digjitalë do shpëtonte Shqipërinë nga unë.
Miliona njerëz që nuk dinë as ku ndodhet Zvërneci dinin se çfarë duhet të mendonin për Zvërnecin, jo se analizuan projektin, por se te brishtësia e një zogu panë rezistencën anti-Trumpiste dhe gjetën valvulën e shfryrjes së një mllefi total.
Ky është mekanizmi i kësaj historie. Kjo kohë transporton zemërime, identitete politike, agresione dhe gënjeshtra shumë më shpejt se transporton fakte. Një projekt zhvillimi u bë brenda pak ditësh pjesë e një lufte ideologjike. Shqipëria u bë zogu dhe u gjetëm në mes të saj.
Kjo është risia e kohës ku jetojmë: algoritmi dhe emocioni mbërrijnë përpara fakteve. Kjo është një histori paralajmëruese për demokracinë në epokën e algoritmit dhe nevojitet që ne të parët, me përgjegjësinë e mandatit, ta lexojmë këtë histori sa më drejt dhe të jemi të përgatitur për në vijim, sepse nuk është vetëm fillimi. Kjo kohë ka sjellë këtë mekanizëm të ri dhe ne mund të bëjmë vetëm atë që është për ta kuptuar më mirë./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se prej 20 ditësh Shqipëria është kthyer në syrin e një ciklon...
Foto ilustruse TIRANË- Prej orës 10 kryesocialisti Edi Rama është duke drejtuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS ku po marrin ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një deklaratë prej një prej protestu...
Genta Vangjeli TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme një skanda i cili lidhet me Himarën dhe kryebashkiakun V...
Protestuese me pankartë Partia Demokratike u gjend në një pozitë të vështirë politike përballë protestës...
Ilir Beqaj TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar lidhur me gjyqin ndaj tij për dosjen e sterilizimit. P...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme Grupin Parlamentar të PS-së, ku të pranishë...
VLORË- Në Vlorë u zhvillua një takim në kuadër të planit “Siguria Ushqimore 2026”, me pjesëmarrjen e Minis...
Enea Karakaçi RINAS- Nisin fluturimet direkt Kanada-Shqipëri. Për herë të parë në histori, Shqipëria ësht&eu...
gazmend Bardhi TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Ed...