Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ELBASAN– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste, Monika Kryemadhi pas përfundimit të takimit me Yuri Kim, në Elbasan ka dhënë një deklaratë për gazetarët e pranishëm. Kryemadhi bëri të ditur se kanë diskutuar në lidhje me fushatën elektorale si dhe mundësinë që duhet ti japin qytetarëve për të votuar pa pasur asnjë formë presioni.
Ndër të tjera ajo tha se kryeprokurori i Elbasanit është në konflikt interesi pasi vëllai i tij i 3-ti në listën e PS.
BISEDA:
Kryemadhi: Konkretisht me ambasadoren diskutuam për situatën e fushatës elektorale në qytetin e Elbasanit dhe në të gjithë qarkun e Elbasanit. Ajo që ne diskutojmë dhe është shumë me rëndësi ka rëndësi që t’u krijojmë shanse dhe mundësi të gjithëve të votojnë, të mos ushtrohet presion institucioneve shtetërore duke filluar me ndihmën ekonomike, me konfliktin e interesit që ka prokurori i Elbasanit sot ku vëllanë e tij e ka të 3-tin në listën e PS-së, për të vazhduar më tej me krijimin e mundësive që të ketë sa më shumë gra e vajza që të jenë pjesë e asaj që është e domosdoshme përfaqësues. Të mos harrojmë që Elbasani është qytet më elitar se Tirana për sa i përket intelektualëve, forcës së gruas, forcës së rinisë. Tjetra që është e rëndësishme dhe dua t’ua theksoj të gjithëve është që lista fituese e LSI i jep një shans të jashtëzakonshëm të rinjve dhe të rejave, grave dhe vajzave për të qenë ato që do të vendosin për të ardhmen e Shqipërisë. Skadenca e Edi Ramës…
Gazetari: Sa deputetë do të marrë LSI në Elbasan?
Kryemadhi: 3.5 jemi tani, po luftojmë për të 4-tin!
Gazetari: Këto janë projeksione siç i ka Edi Rama “8 deri në 9”?!
Kryemadhi: Jo, Edi Rama, Taulantin e ka të 8-in, kështu që mos kini merak!
Gazetarët: Zonja Kryemadhi, u relaksuat me Ambasadoren?
Kryemadhi: Sigurisht që u relaksuam edhe qeshëm shumë.
Gazetari: Ndonjë gjë për ne mediat, meqë na akuzuat se ne nuk merremi me familjet e varfra po merremi me vizitat që bëni me ambasadorët?
Kryemadhi: Po dhe ju them se shqiptarët paguajnë më shumë taksa, shqiptarët kanë një jetë më të shtrenjtë seç kishin katër vite më parë, shqiptarët po ikin nga Shqipëria, shqiptarët sot ndihen më të pasigurt, prandaj më 25 prill pajisuni me kartat e identitetit, pajisuni me pasaportat biometrike, të shkojmë drejt kutive…
Gazetari: I kemi!
Kryemadhi: Jo, nuk i kanë të gjithë se nuk kanë mundësi të gjithë ta blejnë 17 mijë lekë.
Listat e kandidatëve për deputetë/ Yuri Kim mbledh politikanët në Elbasan, takohet me Ballën, Bardhin dhe Kryemadhin. Kryetarja e LSI-së: Ka nevojë për pushim ambasadorja
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Dashamir Shehi, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama pas sulmit personal që ky i fundit i bëri sot në nis...
TIRANË– Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook, i bën thirrje SPAK që të bëjnë detyr...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar pas fotos që kryeministri Edi Rama i publikoi nga plazhi, teksa e krahasonte me emrin që kishte...
TIRANË– Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim Unitet, Shpëtim Idrizi, iu është përgjigjur deklaratës që kryeministri Edi Rama tha pak minuta më parë në akt...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu kërkoi kandidatëve të Partisë Socialiste të mobilizohen maksimimalisht për të përmbushur objektivin minimal, atë të 78 man...
LIBRAZHD– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me biznesmenët e Librazhdit, ku është njohur me problematikat ...
TIRANË– Partia Demokratike kërkon nga KQZ të mos e regjistroje Tom Doshin në zgjedhjet e 25-Prillit. Sipas PD-së, Doshi është subjekt i ligjit të dekrimina...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një strategji të re për fushatën e 25-prillit që është linçimi i kandidatëve të opozitës. Kryeministri i ka m...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe njëherë eksperiencën e tij në plazhin nudo. Në një konferencë për shtyp, Rama mori një më një të gjithë kundë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka gjetur nga një pseudonim për të gjithë kundërshtarët politikë me të cilët do të garojë për një mandat të tretë në zgjedhje...