"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
“Bashkia përcakton cili biznes duhet të punojë, cili jo”, Bardhi takim me biznesmenët në Librazhd: Kjo merr fund me 25
10 Mars 2021, 11:20Nga DOSJA
LIBRAZHD– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me biznesmenët e Librazhdit, ku është njohur me problematikat e tyre.
Bardhi ka takuar qytetarin Fadil Kojku, i cili ka një biznes të shitjes së materialeve të ndërtimit në Librazhd dhe sipas tij, ka arritur në pikën që të mbajë vetëm 3 punëtorë, pasi Bashkia e Librazhdit ka ndërhyrë në treg, dhe ajo e përcakton se kush duhet të punojë e kush jo.
“Do duhet të bëzh biznes me këta që të ecësh. Nëse mundohesh e përpiqesh vetë, dhe je i ndershëm, të vënë këmbën në fyt”, u shpreh Bardhi.
Gjatë bashkëbisedimit u denoncua edhe trysnia e inspektorëve çdo dy ditë.
“Ne do ta çlirojmë biznesin, do ulim taksat, se po u çlirua biznesi, po u rritët ju, krijohen vende pune dhe shumë familje kanë mundësinë të dalin nga varfëria ekstreme”, tha Bardhi.
Bardhi pohoi se filozofia e PD është që bizneset dhe qytetarët të kenë më shumë para në xhepat e tyre, sepse dinë t’i shpenzojmë më mirë, se sa t’i marrë qeveria e bashkia që i bëjnë pllaka e perde.
Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin shtoi se dy prioritetet në qeverisje, që janë mbështetja e biznesit dhe e fshatit, do të sjellin në vend normalitetin që duhet.
“Ky normalitet vjen me ndryshimin që do të sjellë vota e 25 prillit”, u shpreh Bardhi.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Partia Demokratike kërkon nga KQZ të mos e regjistroje Tom Doshin në zgjedhjet e 25-Prillit. Sipas PD-së, Doshi është subjekt i ligjit të dekrimina...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një strategji të re për fushatën e 25-prillit që është linçimi i kandidatëve të opozitës. Kryeministri i ka m...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe njëherë eksperiencën e tij në plazhin nudo. Në një konferencë për shtyp, Rama mori një më një të gjithë kundë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka gjetur nga një pseudonim për të gjithë kundërshtarët politikë me të cilët do të garojë për një mandat të tretë në zgjedhje...
ELBASAN-Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet në Elbasan aty ku do të zhvillojë një takim me ambasadoren e Amerikës, Yuri Kim.K...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit ‘Nisim sprintin drejt 25 prillit’ ka renditur të gjitha objektivat që partia e tij ka si synim për mandati...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë publikisht porositë ndaj socialistëve! Në një konferencë për shtyp, kryesocialisti ka kërkuar prej tyre që të h...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur me Luljeta Bozon prezantimin e skuadrës, me të cilën do të dalë në zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e tij, Rama u s...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot ekipin e kandidatëve për deputetë, me të cilët do të kërkojë mandatin e tretë për të qeverisur vendin. Por ...
TIRANË – Presidenti Ilir Meta ka takuar sot Ambasadorët e OSBE dhe BE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco dhe Luigi Soreca, për t’i informuar në lidhje me shqet...