Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të personave më aftësi të kufizuar ka bërë apel që të ketë më shumë ndërgjegjësim, për të nxitur promovimin e pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë të tyre në jetën ekonomike, sociale, kulturore e politike.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit është shprehur se pandemia ka thelluar më shumë pabarazitë që ekzistonin më parë, duke shtuar se kjo gjë ka bërë që Personat me Aftësi të Kufizuara të ekspozohen më shumë ndaj problematikave dhe rreziqeve gjatë kësaj periudhe. Ndër të tjera Meta ka thënë se qeveria duhet të kujtojë detyrimet që ka ndaj kësaj kategorie,
POSTIMI I METËS:
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara na ndërgjegjëson sot për të nxitur promovimin e pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë të tyre në jetën ekonomike, sociale, kulturore e politike, si dhe për të ndërmarrë veprime konkrete për përfshirjen e tyre në çdo aspekt të zhvillimit të vendit. Pandemia COVID-19 ka thelluar akoma më shumë pabarazitë, që ekzistonin më parë, duke bërë që Personat me Aftësi të Kufizuara të ekspozohen më shumë ndaj problematikave dhe rreziqeve të shtuara në këtë periudhë” Edhe në kushte normale, Personat me Aftësi të Kufizuar kanë patur më pak mundësi për akses në sistemin shëndetësor, në shkollim apo në punësim, ndërkohë që në kushtet e pandemisë, kjo situatë përkeqësohet shumë më tepër. I bëj thirrje Qeverisë, veçanërisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që në aktet ligjore e nënligjore, të mbajnë parasysh nenin 11 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, të ratifikuar nga shteti shqiptar, që përcakton qartë detyrimet për mënyrën e trajtimit të kësaj kategorie në raste emergjence apo fatkeqësie. Realizimi i plotë i të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara është pjesë thelbësore, e pandashme dhe e pamohueshme e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Një javë pasi është konfirmua Kryetare e Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vendosur që të shtyjë prej pandemisë Konventën Kombët...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur që ta ‘zgjerojë’ numrin e llogarive që ndjek në rrjetin special ‘Instagram’…për vetëm disa çaste. Gjatë or...
TIRANË–Një paketë ndryshimesh është depozituar në Kuvend për ndryshimet në Kodin Penal. Ndryshimi më i bujshëm ishte ai që lidhej me memet, (lexo këtu), ku...
STRASBURG– Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka publikuar një draft raport mbi zhvillimet në Shqipëri.Në këtë draft raport nxiten liderët politikë në S...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka postuar në rrjetin social ‘Facebook’ një mesazh në lidhje me ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar. Meta s...
LEZHË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte ditën e sotme i pranishëm në qytetin e Lezhës prej nga u takua me disa biznese në zonë.Basha u tak...
TIRANË- Qeveria Rama kërkon ndalimin me ligj të fotomontazheve që botohen pa lejen e personazhit që është temë e tyre. Meme-t, të njohura edhe në Shqipëri ...
TIRANË- Gushti i para më shumë se një viti ishte i vështirë për Etilda Gjonajn. Ministrja e Drejtësisë u kryqëzua në rrjetet sociale, pasi u publikuan fatu...
TIRANË- Drafti i ri i Kodit Penal ka kaluar për shqyrtim nga Ministria e Drejtësisë tek Komisionet Parlamentare me një propozim që ndalon montazhin e pamje...