Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Një javë pasi është konfirmua Kryetare e Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vendosur që të shtyjë prej pandemisë Konventën Kombëtare të LSI që ishte parashikuar të mbahej më 5 dhjetor.
Kryemadhi ka bërë të ditur se shkak për këtë vendim është bërë përkeqësimi i vazhdueshëm i situatës prej pandemisë. Ndërkohë ajo ka shtuar se në lidhje me situatën e pandemisë së Covid-19 qeveria nuk po vepron.
Në fjalën e saj, ka theksuar ndër të tjera se shtyrja e Konventës nuk e afekton veprimtarinë e strukturave të LSI, pasi trupa e delegatëve shndërrohet në shtab elektoral të LSI për bashkinë respektive dhe do të vijojnë punën nën drejtimin e të deleguarve në çdo qark. Ajo shton ndër të tjera se Lëvizja Socialiste për integrim, që prej kur u shfaq pandemia e në vijimësi, ka refuzuar të bëjë politikë me pandeminë.
DEKLARATA E PLOTË:
Të dashur anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim;
Simpatizantë dhe votues të saj të shumtë anë e mbanë vendit dhe gjithkund tjetër ku jetoni dhe punoni në mbarë botën;
Në kushtet e përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës prej pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi covid -19 dhe efektet e mëdha negative të ndikimit të tij jo vetëm në jetën e gjithësecilit prej nesh, por edhe në të gjithë jetën e vendit; Në kohën kur do të duhej që e gjithë vëmendja dhe angazhimi shtetëror, kur qeveria dhe institucionet në varësi të saj, të kishin në fokusin e angazhimit dhe veprimtarisë së tyre mbrojtjen e jetës së çdo qytetari shqiptar dhe marrjen e masave lehtësuese në rrethanat e pamundësisë së ushtrimit të aktivitetit në kushte normale;
Përballë fakteve e dëshmive të shumta rrënqethëse, kur mosveprimi dhe përpjekja për të bërë fajtor qytetarin e thjeshtë e të pambrojtur është bërë vijësjellje e qeverisë;
Me përgjegjësinë dhe autoritetin që më jep statuti i partisë, si Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroj se kam vendosur të shtyj për në një kohë tjetër mbajtjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e parashikuar të mblidhej më datën 5 dhjetor 2020; Duke qenë e bindur në mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj për vendimin që po shpall sot publikisht, dua të theksoj se solidariteti dhe bashkëveprimi, vendosmëria dhe guximi qytetar, humanizmi, dashuria për njeriun dhe respekti për jetën e gjithësecilit, mirënjohja për njerëzit e sakrificës dhe për të gjithë ata që shërbejnë në kushte skandaloze, edhe pse janë në vijën e parë të luftës me të keqen, janë e do të mbeten busulla e orientimit të çdo qëndrimi dhe vendimi të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vendimi për shtyrjen e mbajtjes së Konventës Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk e afekton veprimtarinë e përditshme të strukturave tona në të gjitha nivelet e në të gjithë vendin. Trupa e delegatëve përfaqësues nga çdo bashki, si strukturë legjitime e zgjedhur me parimin “një anëtar – një votë” në zgjedhjet e 21 nëntorit, shndërrohet në shtabin elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim për bashkinë respektive, dhe do të vazhdojnë pa asnjë ndërprerje nën drejtimin e të deleguarve në çdo qark, përmbushjen e detyrave të parashikuara në kalendarin tonë politik dhe elektoral.
Të dashura motra,
Të dashur vëllezër shqiptarë!
Të gjithë ne, por dhe e mbarë bota, po përballemi me një situatë të paprecedentë. Prandaj, Lëvizja Socialiste për integrim, që prej kur u shfaq pandemia e në vijimësi, ka refuzuar të bëjë politikë me pandeminë. Por ndërkaq, nuk do të lejojmë askënd që pandeminë ta përdorë për politike. Vendimi im për të shtyrë mbledhjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, është njëherësh edhe shenjë homazhi për ata që kanë humbur jetën prej pandemisë, është solidaritet më të gjithë qytetarët që po përballojnë me njëmijë e një sakrifica dhe pa mbështetjen e shtetit, kostot e mëdha të luftës për jetën dhe në emër të dashurisë për jetën. Në emër të dashurisë për jetën, unë ju ftoj sot që ta duam më shumë njeri-tjetrin dhe t’i gjendemi në krah në këtë kohë të vështirë çdo njeriu në nevojë. Eshtë koha ta mundim të keqen, është koha të fitojmë mbi të keqen dhe ne të gjithë bashkë do t’ia dalim! Zoti ju ruajttë ju të gjithëve!
Zoti e ruajttë Shqipërinë!
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur që ta ‘zgjerojë’ numrin e llogarive që ndjek në rrjetin special ‘Instagram’…për vetëm disa çaste. Gjatë or...
TIRANË–Një paketë ndryshimesh është depozituar në Kuvend për ndryshimet në Kodin Penal. Ndryshimi më i bujshëm ishte ai që lidhej me memet, (lexo këtu), ku...
STRASBURG– Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka publikuar një draft raport mbi zhvillimet në Shqipëri.Në këtë draft raport nxiten liderët politikë në S...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka postuar në rrjetin social ‘Facebook’ një mesazh në lidhje me ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar. Meta s...
LEZHË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte ditën e sotme i pranishëm në qytetin e Lezhës prej nga u takua me disa biznese në zonë.Basha u tak...
TIRANË- Qeveria Rama kërkon ndalimin me ligj të fotomontazheve që botohen pa lejen e personazhit që është temë e tyre. Meme-t, të njohura edhe në Shqipëri ...
TIRANË- Gushti i para më shumë se një viti ishte i vështirë për Etilda Gjonajn. Ministrja e Drejtësisë u kryqëzua në rrjetet sociale, pasi u publikuan fatu...
TIRANË- Drafti i ri i Kodit Penal ka kaluar për shqyrtim nga Ministria e Drejtësisë tek Komisionet Parlamentare me një propozim që ndalon montazhin e pamje...
TIRANË– Dekreti i Presidentit Ilir Meta është rrëzuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Me 83 vota kundër, Kuvendi vendosi që të rrëzojë dekretin e Kreut të ...