LIVE UPDATES
Politike

Basha takon bizneset në Lezhë, premton ndihmë financiare dhe mbështetje: Do t’ju ndihmojmë, të bëhemi bashkë për të

3 Dhjetor 2020, 13:50 Nga DOSJA
Basha takon bizneset në Lezhë, premton ndihmë financiare dhe

LEZHË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte ditën e sotme i pranishëm në qytetin e Lezhës prej nga u takua me disa biznese në zonë.

Basha u takua me biznese që merren me tregti ushqimore, aksesorë, veshje dhe të gjithë u shprehën njëzëri që njerëzit janë të lodhur dhe nuk kanë para për të shpenzuar në gjëra ‘luksi’ vetëm në ushqime dhe taksa.

Basha u ndal në disa biznese ku dëgjoi prej sipërmarrësve të vegjël se sa e rëndë është situata social-ekonomike në vend.


BISEDA E PLOTË E BASHËS DHE QYTETARËVE:

Janë të lodhur njerëzit sepse na ra ky tërmeti, pandemia, kështu që janë të lodhur. Pra, me pak fjalë jetojmë. Domethënë ne si biznes edhe të tjerë, sepse ato dy lekë që i kemi po i ruajmë vetëm për t’u ushqyer”, – thotë pronarja e një marketi të vogël në qendër të qytetit.

Nëpër dyqane pronarët tregojnë vetëm lista, pasi njerëzit nuk kanë lekë të blejnë as ushqimet e shportës.

Jemi të lodhur. Këtë dyqanin e kam me qera. Plus taksat e shtetit që dhe ata duhet më i la, të gjitha bashkë. Edhe klientët që vijnë me ble ato vijnë të shkretët që s’kanë mundësi me ble, i marrin edhe borxh se s’kanë mundësi. I kam me lista. Të gjitha taksat duhet me pagujt edhe qiranë. Me jetu, me ngrënë një copë bukë se asgjë tjetër nuk ka”, – thotë një tjetër sipërmarrëse e një bznesi të vogël.

Në një tjetër dyqan, kryetari Basha gjen po të njejtën situatë, ku xhiroja ka rënë dhe njerëzit blejnë gjithnjë e më pak.
Lulzim Basha: Sa ka rënë xhiro juaj përshembull? Mund të ma thuash?
Qytetarja: Më shumë se gjysma nga vitet tjera.
Lulzim Basha: Dyqanin e ke me qera?
Qytetarja: Po, po me qera.
Lulzim Basha: Si ia del?
Qytetarja: Po kështu sa të dalë. Sa të kalojmë këtë kohën, këtë vështirësinë pastaj presim periudhën tjetër. Varet si do vijë.
Lulzim Basha: Meritoni dhe do keni mbështetje të plotë. Do t’i japim fund kësaj situate ku taksat tuaja dhe lekët tuaja zhduken ne drejtim të paditur. Do kthehen tek ju, në radhë të parë të familjet në nevojë, në radhë të dytë tek bizneset, te sipërmarrja, në veçanti te sipërmarrja e vogël.

Nëpër dyqane shitësit ose vetë pronarët më shumë kalojnë ditën se sa shesin ndonjë produktet.

Këtu s’ka punë fare, dihet se qytet është Lezha edhe sa dyqane janë. Lezha një kilometër e gjithë në këmbë është. Gjithë ditën vetëm rrimë kot këtu. Presim, presim kot. Këtu diskutohet ushqimi, në fshatin ku rrimë ne, diskutohet ushqimi dhe jo më të blesh rroba. Këtu s’dimë çfarë duhet paguar më parë. A duhet paguar qeraja e dyqanit, taksat apo siguracionet a çfarë të paguash më parë. Shkojnë 500 mijë lekë shkojnë, veç shpenzimet”, – thotë një zonjë që në dyqan ka që në mëngjes, që s’ka parë të hyjë asnjë klient.

Në biznesin e radhë,s kryetari Basha gjen edhe një vajzë që ka studiuar në Francë, e cila është detyruar të kthehet në Shqipëri pasi mamaja i ka mbetur krejt e vetme.
Marjeta Gjoni: Të paktën për të rinjtë, se unë kam pas raste fatkeqësie se s’kisha ndenjur këtu, kam jetuar në Francë.
Lulzim Basha: Ku në Francë?
Marjeta Gjoni: Në Bordo.
Lulzim Basha: Po pse u ktheve?
Marjeta Gjoni: Po më vdiq babai, tani mamin e kam vetëm dhe…
Lulzim Basha: U ktheve për të ndejtur me nënën? Me dy fakultete?
Marjeta Gjoni: Po, me master shkenca politike.
Lulzim Basha: Është krim për njerëz si ty, për mijëra të rinj si ty që mos të krijojnë mundësi për punësim.
Marjeta Gjoni: Nuk të lënë me hy brenda, jo me të marr në punë, duhet me mbajt radhën pale, se kur të vjen me hy në bashki apo institucion tjetër.
Lulzim Basha: Është krim i madh, sepse Shqipëria i ka mundësitë jo këto mundësi po ka nevojë të madhe për njerëz si ty. Për njerëz të shkolluar. Paradoksi është që njerëzit me shkollë, rinia, për të cilët kemi më shumë nevojë po na largohet. Në fakt me ju do ta ringremë vendin, se vendi i ka të gjitha mundësitë. Lezha i ka të gjitha mundësitë, gjithë potencialin.
Marjeta Gjoni: Të rinjtë duhet të merren në punë, se kur të shkosh diku në një vend pune të kërkojnë eksperiencën e punës, ku ta marrim ne eksperiencën? Në qoftë se dikush edhe sikur prapë të ikë, të marrin edhe sikur pa lekë, të marrin diku të mësosh, ta kesh praktikë pune.
Lulzim Basha: Praktika është shumë e rëndësishme. Në planin tonë 10 mijë të rinj që do mbarojnë shkollën do kenë praktikë të paguar një vit. Se ajo fillon dhe ndërton urën midis universitetit edhe tregut të punës. Dhe po të them edhe njëherë që Shqipërisë mundësitë nuk i mungojnë, as mundësitë financiare.
Marjeta Gjoni: Në fakt unë jam shumë pesimiste në këtë pjesë edhe jam demoralizuar fare.
Lulzim Basha: Po të them që të kesh kurajo, të kesh forcë. Se vendi ka shpresë, ka mundësi vetëm duhet të bëhemi bashkë. Bëhemi bashkë dhe t’ia kthejmë njerëzve atë që është e njerëzve, që sot e marrin një grusht klientësh të qeverisë, duhet t’ia kthejmë rinisë, duhet t’ia kthejmë sipërmarrjes, duhet t’ia kthejmë familjeve. Duhet të krijojmë kushtet për investime, edhe të brendshme edhe të huaja. Siç po bëjnë vendet e tjera të rajonit. Dhe në atë moment do kesh oferta për punë dhe do jesh ti që do zgjedhësh se ku do shkosh, jo të përfundosh me dy fakultete duke pritur këtu për javë të tëra për klientin e parë.
Marjeta Gjoni: Po ka tre-katër ditë që s’ka hyrë kush brenda.
Lulzim Basha: Ma merr mendja.
Marjeta Gjoni: Ju jeni të parët.
Lulzim Basha: Ma merr mendja. Por që të bëhemi bashkë, se na duhet edhe kurajo edhe mendja jote edhe bashkëmoshatarëve të tu.
Kryetari demokrat premtoi se qeveria e ardhshme do ta ndryshojë situatën, dhe qytetarët dhe bizneset do të kenë qeverinë në krah.
Lulzim Basha: Janë kohë kur duhet të kishit qeverinë në krah, duhet të kishit shtetin në krah. Jo vetëm nuk është dukur për t’ju ndihmuar, por e kundërta, ka vazhduar me gjoba, me taksa duke ia vështirësuar jetën edhe njerëzve, edhe biznesit. Është i vetmi shtet në Ballkan që nuk ka një paketë ekonomike për këtë gjendje. Por do ta ndryshojmë. Për këtë duhet ndihmë, duhet ndihmë nga shteti në radhë të parë për familjet konsumi i të cilave ka rënë në nivelin më të ulët, sepse kanë rënë të ardhurat. Janë me qindra e mijëra njerëz që kanë humbur vendin e punës, ata duhet të ndihmohen siç ndihmohen në vendet e rajonit, siç i ndihmon Maqedonia, siç i ndihmon Kosova duhet t’i ndihmojë edhe Shqipëria. E dyta, duhet të ndihmoheni ju se e gjitha është cikël. Na duhet një qeveri që të jetë në krahun tuaj, që të ndihmojë edhe biznesin, edhe familjet. Ne kemi propozuar prej shtatorit që biznesi i vogël të merrte një çek 1000 mijë euro. Sigurisht nuk do bënte mrekullira, por do iu ndihmonte të paktën me disa shpenzime, të cilave nuk ia dilni në kohë normale dhe jo më tani. Me rënien e xhiros, qeranë duhet ta paguash, dritat duhet t’i paguash, detyrimet duhet t’i paguash. Minimumi që menduam ishte një çek prej 1 mijë euro për biznesin e vogël, si dhe një pagesë prej 160 mijë lekësh të vjetra për këdo që ka humbur vendin e punës, për të nxitur konsumin. Ka shumë biznese që më thonë kemi një javë që nuk shesim asgjë. Ne e kemi bërë propozimit prej shtatorit. Për fat të keq, këta s’ia kanë vënë veshin, por unë iu garantoj që është prioriteti i parë i qeverisë së re. Një qeveri që do ta ketë mendjen si të ndihmojë njerëzit, si të ndihmojë ekonominë. Jo tek vetja e vet, – u shpreh Basha.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne lezhe basha ne lezhe

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit