LIVE UPDATES
Politike

Kriminalizohet SHPIFJA. Ndryshime në Kodin Penal! Burg ose gjobë për ata që filmojnë pa dijeni, kush akuzon ‘krerët’ e

3 Dhjetor 2020, 15:04 Nga DOSJA
Kriminalizohet SHPIFJA. Ndryshime në Kodin Penal! Burg ose gjobë

TIRANË–Një paketë ndryshimesh është depozituar në Kuvend për ndryshimet në Kodin Penal. Ndryshimi më i bujshëm ishte ai që lidhej me memet, (lexo këtu), ku krijuesi i tyre do të dënohet deri në 1 vit burg. Por ky draft, i realizuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, parashikon penalitete të rënda edhe për mediat, drejtuesit e tyre, por edhe qytetarët. Ajo që kryeministri Edi Rama nuk e realizoi dot përmes “paketës anti-shpifje”, po kalon në këtë paketë ndryshimesh, duke nisur që nga kriminalizimi i shpifjes.

Në këto ndryshime, çdo informacion që cilësohet si i rremë do të dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në një milion e pesëqind mijë lekë dhe do të kërkohet përgënjeshtrim dhe falje publike ndaj “viktimës”.

Kodi i ri Penal parashikon burg ose gjobë edhe për ata që fotografojnë, filmojnë ose regjistrojnë me audio personazhet në banesën e tyre personale apo në një vend tjetër ku gëzohet privatësia (kafe, market, rrugë).

Të gjitha filmimet e ngjashme, do të konsiderohen ndërhyrje në jetën private. Shkelësi do të dënohet me gjobë ose me 1 vit heqje lirie. Por nuk mbetet me kaq. Edhe ata që e shpërndajnë do të dënohen me burgim nga 2 deri në 3 vjet. Nëse kemi të bëjmë me të mitur, atëherë koha e burgut varion nga 2 deri në 4 vjet.

Nga dënimet përjashtohen rastet kur regjistrimi bëhet me qëllim të zbulimit të veprës penale dhe nëse fotografitë dhe regjistrimet i dorëzohen organeve të drejtësisë.

Ndërkohë që ajo që është edhe më e rëndë është fakti se nëse shpifja i drejtohet një partie politike, apo një përfaqësuesi shtetëror atëherë dënimi është i dyfishtë.

NDRYSHIMET NË KODIN PENAL:

Neni 238

1. Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.

2. Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj

SHPIFJA NE RRJETET SOCIALE

Në nenin 227  parashikohet cilësimi i shpifjes si kundravajtje penale kur deklaratat e rreme apo ofenduese cenojnë nderin dhe reputacionin e personit. Sipas propozimeve të ministrise e Drejtësisë kjo do dënohet me  gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në një milion e pesëqind mijë lekë.

Por nuk mbaron me kaq, sepse ka edhe dënim plotesues te pergenjeshtrimit dhe faljen publike ndaj ‘viktimes’.

“Nëse vepra penale është kryer nëpërmjet shtypit ose ndonjë mjeti tjetër komunikimi mediatik, elektronik, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, ose nëpërmjet një akti publik, dënimi shtohet ne dyfishin e parashikuar ne paragrafin e pare”.

Po ashtu parashikohen dhe gjoba dhe ndeshkime per botuesit e mediave, drejtoreve, zv.drejtoreve si dhe printuesve.

” Kur vepra penale e shpifjes është kryer me anë të shtypit, pergjegjesia shtrihet edhe për drejtorin administrues ose, sipas rastit, zv/drejtorin, botuesin dhe printuesin ne rastet e dijenise se tyre rreth faktit penal. Dënimi penal shoqërohet edhe me dënimin plotësues të përgënjeshtrimit të deklaratës/faktit/informacionit të rremë me të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin mjet sikundër është realizuar përhapja e tij, dhe detyrimin e publikimit të vendimit gjyqësor penal nëpërmjet medias apo në komunitet”.

Neni 227- Shpifja

1. Përhapja e qëllimshme e deklaratave rreth një fakti specifik të rremë dhe ofendues ndaj personit si dhe/apo çdo informacioni tjetër të rreme, që cenojnë nderin dhe reputacionin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në një milion e pesëqind mijë lekë dhe denimin plotesues te pergenjeshtrimit dhe faljen publike ndaj viktimes.

2. Nëse vepra penale është kryer nëpërmjet shtypit ose ndonjë mjeti tjetër komunikimi mediatik, elektronik, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, ose nëpërmjet një akti publik, dënimi shtohet ne dyfishin e parashikuar ne paragrafin e pare.

3. Nëse vepra penale i drejtohet një organi politik, administrativ ose gjyqësor, ose një personi në cilësinë e përfaqësuesit të një prej këtyre organeve, ose një autoriti të përbërë që funksionon në kolegj, dënimet e parashikuara në paragrafët 1 apo 2 shtohen me 1/2.

4. Cilido që ka kryer ndonjë prej veprimeve të parashikuara në këtë nen në gjendje zemërimi nuk ka përgjegjësi penale, nëse kjo gjendje dhe këto veprime janë shkaktuar si pasojë e një fakti të padrejtë i të tjerëve ndaj tij dhe menjëherë pas tij.

5. Procedimi penal fillon me kerkesen e viktimes dhe ceshtja pushohet kur ajo tërheq ankimin.

6. Kur vepra penale e shpifjes është kryer me anë të shtypit, pergjegjesia shtrihet edhe për drejtorin administrues ose, sipas rastit, zv/drejtorin, botuesin dhe printuesin ne rastet e dijenise se tyre rreth faktit penal.Dënimi penalshoqërohet edhe me dënimin plotësues të përgënjeshtrimit tëdeklaratës/faktit/informacionit të rremëme të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin mjet sikundër është realizuar përhapja e tij, dhe detyrimin e publikimit të vendimit gjyqësor penal nëpërmjet medias apo në komunitet.
7. Procedimi penal nuk pengon viktimen tí drejtohet edhe gjykates civile.

Burg apo dhe gjobë parashikohet edhe kur një person fotografohet, filmohet, regjistrohet me video apo audio në banesën e tij personale ose në ndonjë vend tjetër ku personi gëzon ligjërisht privatësi, që konsiderohet ndërhyrje e padrejtë në jetën private.

Neni 228- Ndërhyrje të padrejta në jetën private

1. Cilido që për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, pa autorizim fotografon, filmon, regjistron me video apo audio këtë person në banesën e tij personale ose në ndonjë vend tjetër ku personi gëzon ligjërisht privatësi, apo vendos aparatura që shërbejnë për fotografim, transmetim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim nga deri ne 1 vit.

2. Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën dhe qellimin e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim nga 2 deri në 3 vjet.

3. Po kjo vepër, kur kryhet ndaj të miturit, dënohet me burgim nga 2 deri në 4 vjet.

4. Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik apo nga personi që disponon këto të dhëna për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik, dënohet me burgim nga 2 deri në 5 vjet.
5. Kur vepra penale e parashikuar në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni është kryer nëpërmjet shtypit të shkruar ose audioviziv, dispozitat specifike të ligjeve që rregullojnë këto çështje janë të zbatueshme edhe ndaj personave pergjegjes qe kane beret e mundur publikimin e te dhenave private.

6. Kur veprat penale të parashikuara në paragrafët 1-5 të këtij neni përfshijnë fjalë ose imazhe që paraqesin/kanë karakter seksual dhe janë në një vend publik ose privat, dënimet rriten me ½ për seicilin rast.
7. Nuk ka përgjegjësi penale, nëse fotografimi, filmimi ose regjistrimi bëhet me qëllim të

zbulimit të veprës penale dhe të autorit të veprës penale ose për të vërtetuar faktin penal si provënë Polici, Prokurori ose në Gjykatë dhe nëse fotografitë dhe regjistrimet i dorëzohen këtyre organeve.

8. Proçedimi penal për ketë vepër penale fillon me paraqitjen në gjykatë të kërkesës për gjykim të viktimës akuzuese ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushohet nese tërhiqet prej saj.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj ndalohen memet me ligj etilda gjonaj ndalohen memet me ligj

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës