LIVE UPDATES
Aktualitet

“Një ditë Lleshaj do ju pështyjë e do ju shajë nga robt e shpisë”, Anila Hoxha komenton daljen e efektivëve pa numër

21 Maj 2020, 15:52 Nga DOSJA
“Një ditë Lleshaj do ju pështyjë e do ju shajë

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha, ka komentuar deklaratën e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, i cili argumentoi faktin që efektivët e Policisë së Shtetit ishin pa numër identifikimi gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar, si një mbrojtje për ta.

Në një shkrim të sajin, Hoxha citon nenin dhe shkruan se kjo përveçse është një shkelje ligjore, efektivët pa numër identifikimi, janë njësoj sikur t’ua heqësh fare unifromën dhe t’I nxjerrësh me të brendshme.

Në fund, gazetarja u bën thirrje efektivëve të Policisë dhe u thotë se Lleshaj një ditë mund të mos jetë më ministër dhe mund të dalë para kordonit të tyre duke protestuar, duke i pështyrë dhe duke i sharë nga njerëzit e shtëpisë.

Shkrimi i plotë i Anila Hoxhës

Ministri i Brendshem, njekohesisht Drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Drejtor i Rendit, Drejtor i Standarteve , drejtor i 12 drejtorive vendore ne te gjithe vendin tregoi te verteten se perse gjate protestes se 17 majit efektiveve ju hoq nga uniforma numri i identitetit. Ministri rrefehet ” kam degjuar shume qe kerkojne numrat e identitetit te tyre, duan ti identifikojne personalisht. Te nderuar qytetare, te nderuar kushdoqofshi, punonjesit e policise ne daten 17 maj , kane qene aty jo individualisht , kane qene te strukturuar”. Me tej pyet ” Cfare ju duhen punonjesit individuale, perse i kerkoni emrat e punonjesve te pervecem, perse? Per ti lincuar individualisht , per ti intimiduar punonjesit e policise qe neser te mos rreshtohet ne radhe te pare?” Nuk do merrem aspak me paqartesine qe kam , pra cdo te thote polic pa identitet para qytetareve? As qe ndalem tek kuptimi shqip – shqip i “rreshtimit” qe si rrenje ka rreshtin dhe emrin ushtarak “rreshter” dhe qe masandej pershkruan vendosjen e nenreparteve ne rresht, te cilet reagojne me komande. Pra le te bindemi qe polici normal, aty ne rresht eshte ai pa identitet, pra pa numer. Me siguri te njejten gje urdheron dhe ligji per uniformen dhe simbolet e policise se Shtetit?

Ligji numer 108 , neni 98 tregon se ” punonjesi i policise i kryen detyrat per RUAJTJEN E RENDIT dhe te sigurise publike me UNIFORME dhe SHENJAT e percaktuara me vendim te Keshillit te Ministrave’ Po si te bindur qe jemi, pra si te rreshtuar e kemi mesuar cdo te thote uniforme, aq me teper uniforme polici. Por le te bejme sikur nuk e dime cfare do te thote SHENJE ne uniforme. Vendimin i Keshilli i Ministrave na ndihmon edhe per kete gje te dashur kushdoqofter; Shenjat dalluese të Policisë së Shtetit janë: Shenja e mbiemrit/numri i identifikimit.

Shenja e kapelës

Shenjat që vendosen në objektet e uniformës, sipas shërbimeve të Policisë së Shtetit, të përcaktuara, si më poshtë vijon: a) Shenja e krahut e Policisë së Rendit; b) Shenja e krahut për Shqiponjat; c) Shenja e krahut e Policisë së Kufirit dhe Migracionit; ç) Shenja e krahut e Policisë Rrugore; d) Shenja e krahut e Forcave Speciale “RENEA”; dh) Shenja e krahut e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë; e) Shenja për kursantë/studentë; ë) Shenja e jakës, përkrenare e Skënderbeut e stilizuar; f) Shiriti i kapelës dhe kopsat me ngjyrë “të artë

Pra efektivi i policise shqip shqip duhet te gjendej ate dite ne sherbim me uniformen, kapelen, graden dhe ceshte me e rendesishme …shenjen e mbiemrit dhe numrin e identifikimit. Nuk e thote Maliqi, por ligji. I njejti vendim i keshillit te ministrave urdheron : unformat jane te patjetersueshme. Pra unformat nuk preken, eshte njesoj sikur policit ti kesh hequr kapelen, ta kesh nxjerre zbathur me te brendshme ne qytet ose pa kepuce. Perjashtohen nga keto urdhera agjentet civile dhe Renea, te fundit ne asnje menyre nuk lejohet te marrin pjese ne proteste. Ti kerkosh policit me uniforme te sherbeje pa numrin e vet personal dhe pa mbiemer , eshte njesoj sikur po e inkurajon me te dyja duart te behet autor krimi. Pasi ne te gjitha kuptimet, ligjvenesi eshte kujdesur duke sanksionuar edhe parimet nga te cilat udhehiqet policia , e para e tyre eshte ligjshmeria dhe vijohet me integritetin apo edhe kontrollin dhe llogaridhenien. Kur policit i shkulet nga uniforma numri i identifikimit dhe mbiemri bie nje nga shtyllat e mezi ndertuara qe synon besimin e komunitetit gjate misionit te policit per ruajtjen e rendit dhe sigurise publike. Meqe dikush duhet bere fajtor ne kete rremuje, them qe gishtin tja drejtojme ligjvenesit qe urdheron ndryshe, ai ligjvenes qe kerkon polic me uniforme dhe numer, duhet te kete qene driteshkurter dhe nuk ka parashikuar se qytetari duhet pare nga polcia si pala tjeter, si kundershtari. Keshtu e kuptova une fjalen e ministrit, leshohuni cuna dhe binduni . Ne fund te gjithe ministrat qe ju ka rene per pjese tju komandojne kane ikur. Nje dite edhe ky minister, do jete si ata paraardhesit e tij, do protestoje perpara kordoneve policore, do ju pershtyje e do ju shaje nga njerezit e shtepise. Ndersa ministri i radhes qe do kete marre komanden, kushedi cdo urdheroje tju zhveshin nga uniforma.

Ditën e sotme, gjatë seancës plenare në Kuvend, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj komentoi përplasjet e policisë me protestuesit më 17 maj 2020. Në fjalën e tij në Kuvend, ministri ka mori në mbrojtje efektivët e policies dhe u shpreh se efektivët e policisë kanë vepruar sipas ligjit. Akuzave pse policia atë ditë në protestë ishte pa numrat e identifikimit, ministri tha se përgjegjësia penale dhe ligjore nëse dikush e kërkon, duhet ta kërkojë tek ai vetë dhe tek drejtorët e Policisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha sander lleshaj anila hoxha sander lleshaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Maj 2020, 11:44

Tiranë- Operacioni Forca e Ligjit, OFL i ka dërguar ditën e sotme formularin “3 të fortëve”, Taulant Neçaj, Maliq Ibrahimaj dhe Dorian Leci.Taulant Ne&cc...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta