LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Shkrimi u shkrua për një elektricist’/ Erion Kristo kapet me lexuesin, i dedikon një shënim për Teatrin: Ju s’pyesni

21 Maj 2020, 15:44 Nga DOSJA
‘Shkrimi u shkrua për një elektricist’/ Erion Kristo kapet

TIRANË– Pedagogu Erion Kristo ka reaguar për prishjen e godinës së Teatrit kombëtar, duke e vendosur theksin tek të gjithë sendet me vlerë që ndodheshin brenda ndërtesës.

Duke i kthyer përgjigje një komentuesi, i cili i kishte kërkuar që të reagonte lidhur me kryefjalën e kësaj jave. Duke u shprehur si një autorët e Strategjisë për Kulturën, Kristo shkruan se qytetarët nuk interesohen për sendet me vlerë.

“Mirë ata pesë njerëz që do fitojnë para, po ju o popull, çfarë keni që jepni mendime për gjëra ku kërkohet ekspertizë. Jeni thjesht militantë të sëmurë që përsërisni me siguri shkencore terma joshkencorë. Pupuliti, tallashi, dopolavoro. Si qytetarë nuk shqetësoheni fare për mungesën totale të ligjit, për varrosjen e pasurisë së teatrit, për vrasjen e sahatit. Për ju ka rëndësi të merrni rrogat në fund të muajit. Ju nuk e shikoni se po zhbëhet trashëgimia kulturore dhe historike”-shkruan Kristo.

POSTIMI I PLOTË:

Unë kam punuar në Institutin e Monumenteve. 5 vjet. Kur fillova punë, na zhvendosën te një godinë e rrënuar, aty ku sot është Mileniumi. Ngjitur me Qendrën e Fëmijëve ose Pallatin e Pionierëve. Ishte një katastrofë e njëllojtë me një tërmet. Drejtor ishte Gaz Muka, i ndrittë shpirti. Iku i ri. Unë turfulloja me këtë vendimmarrje të pabesë. Gazi qeshte. Specialistët e restaurimit punuan me javë. Rezultati ishte i mahnitshëm. Sa përfundoi, donin të na e merrnin. Kaq bukur doli. Dhe në fakt na e morën dhe ja kthyen familjes mbretërore. Në këtë botë gjërat e vjetra çmohen dhe restaurimi bën mrekulli. Në këtë botë, kultura është çështje elitash, specialistësh. Teatri nuk ishte çështje referendare, por elitare. Mirë ata pesë njerëz që do fitojnë para, po ju o popull, çfarë keni që jepni mendime për gjëra ku kërkohet ekspertizë. Ju nuk njihni kartat e restaurimit, konventat, uneskot. Ju thjesht i bini daulles dhe mendoni me mendjen e atyre që ju manipulojnë. Ju nuk e njihni fjalën konsolidim, restaurim, rijetëzim, etj. Jeni thjesht militantë të sëmurë që përsërisni me siguri shkencore terma joshkencorë. Pupuliti, tallashi, dopolavoro. Broçkulla nga më gjigantesket. Si qytetarë nuk shqetësoheni fare për mungesën totale të ligjit, për varrosjen e pasurisë së teatrit, për vrasjen e sahatit. Për ju ka rëndësi të merrni rrogat në fund të muajit. Ju nuk e shikoni se po zhbëhet trashëgimia kulturore dhe historike. Ju shikoni vetëm interesin e betonarmesë. Shijet tuaja të pangjizura mirë nuk mund të dalin mbi shijet e specialistëve. Kur flet Emin Riza, Apollon Baçe, Aurel Plasari e plot të tjerë, ju duhet të dëgjoni. Ju dëgjoni veç pushtetin. P.S. Shkrimi u shkrua nga Erion Kristo – një nga autorët e Strategjisë Kombëtare të Kulturës, sidomos i pjesës së trashëgimisë kulturore. Ekspert i politikave kulturore. Anëtar i ICOMOS-it. Përpiluesi i Dosjes së Gjirokastrës që u paraqit në UNESCO (autori ishte Emin Riza, revizori Gaz Muka dhe kolegë të tjerë). Mbrojtësi real i Teatrit Kombëtar në 2001, me pasoja katastrofike personale. P.P.S. Shkrimi u shkrua për një elektricist i cili u soll krejt pa edukatë dhe kulturë kundrejt meje, duke më kërkuar llogari për teatrin dhe se ku kisha qenë unë gjithë këtë kohë. P.P.P.S. Dija nuk është opsion, por domosdoshmëri. Ju lutem miqve të mi të më korrigjojnë për ndonjë pasaktësi. Korrigjim: Restaurimin e godinës dhe projektin e ka bërë dikush tjetër. Gazi bëri mobilimin dhe brenda godinës. Sa më ka marrë malli për humorin e Gazit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion kristo shembet teatri kombetar erion kristo shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Maj 2020, 11:44

Tiranë- Operacioni Forca e Ligjit, OFL i ka dërguar ditën e sotme formularin “3 të fortëve”, Taulant Neçaj, Maliq Ibrahimaj dhe Dorian Leci.Taulant Ne&cc...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet