Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË- Pas tre orësh ka përfunduar takimi kokë më kokë mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Dy politikanët nuk janë prononcuar mediat, por zëdhënësi i Mustafës ka dhënë detaje nga takimi. Sipas tij, ende nuk ka një marrëveshje por mes të dyve ka zhvillime të reja dhe për t’i diskutuar do të ritakohen ditën e nesërme.
“Ka përfunduar takimi. Kemi lëvizje në përpjekje për marrëveshje. Do të kemi edhe një takim të radhës nesër”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe LVV përmes një njoftimi pas takimit mes dy liderëve.
“Në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati përafrim. Takimi i radhës drejt marrëveshjes për koalicionin qeverisës LVV-LDK është nesër,”- thuhet në njoftimin e LVV-së.
Albin Kurti është tërhequr nga marrja e Ministrisë së Brendshme në qeverinë e re. Ai i bëri thirrje LDK-së për marrëveshje të re dhe të dërgonte emrat e ministrave. Kurti zhvilloi një takim dhe me Thaçin, ndërkohë që ky i fundit tha se kreu i LVV ka dhe 48 orë kohë t’i dërgojë emrin e Kryeministrit.
Negociatat për ditë me radhë kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin.
(k.m./Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
IRAN- Më 1979 islamistët morën pushtetin në Iran, duke e rrëzuar Mbretin Mohamad Reza Pahlavi. Si erdhi puna deri këtu? Një përgjigje gjendet në vitin 1971, kur...
SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë ka folur lidhur me konfliktin SHBA-Iran, vet...
KANADA- Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e ditës së sotme në Otava të Kanadasë , pas një sulmi me armë. Sipas mediave të ...
KOSOVË- Kosova ka marrë vëmendjen e medieve ndërkombëtare me arrestimin e Ikballe Berisha-Hudutit, gruas e cila kritikoi SHBA-në për vrasjen e komandantit ...
IRAN- Janë publikuar pamjet më të rënda nga Irani në vendin ku u rrëzua mëngjesin e sotëm avioni ukrainas me 176 njerëz brenda, përfshirë edhe 9 anëtarë të ekui...
IRAN- Rrëzimi i avionit ukrainas në orët e para të mëngjesit në Iran, ka tronditur botën, pasi pasojat ishin fatale. 176 njerëz humbën jetën ku mes tyre ishin e...
Si akt hakmarrës kundër vrasjes së gjeneralit me influencë të Iranit, Khasem Soleimani në Irak nga drone amerikane, Irani ka vënë në shënjestër trupat amerikane...
IRAN- Irani ka deklaruar se nuk do t’i dorëzojë kutitë e zeza, që u gjetën pak orë pas rrëzimit të avionit ukrainas në territorin e Iranit, incident nga i cili ...
Europë- Bashkimi Europian reagon për sulmin e Iranit mbi dy bazat ushtarake amerikane në Irak. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një ta...
SHBA– Shtetet e Bashkura të Amerikës janë një ndër superfuqitë ushtarake në mbarë botën dhe këtë e ka treguar në çdo rast.Ndërkohë që ka nisur një konfli...