Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
IRAN- Irani ka deklaruar se nuk do t’i dorëzojë kutitë e zeza, që u gjetën pak orë pas rrëzimit të avionit ukrainas në territorin e Iranit, incident nga i cili humbën jetën 176 njerëz përfshirë këtu 9 anëtarë të ekuipazhit.
“Ne nuk do t’ia japim kutinë e zezë prodhuesit të avionit “Boeing” dhe Amerikës.”-është shprehur Ali Abedzadeh, kreu i agjencisë së Aviacionit Civil të Iranit.
Ndërkohë kujtojmë se kompania ajrore ukrainase pas rrëzimit të avionit “Boeing” ka shprehur ngushëllimet e përzemërta për familjarët e viktimave si dhe njoftoi se janë anuluar të gjitha fluturimet drejt Teheranit.
Prodhuesi i avionëve “Boeing” tha se është në kontakt me kompaninë ajrore ukrainase dhe se po i mbështet gjatë këtyre ditëve të vështira.
Ky refuzim dhe mosbindje e Iranit për të dorëzuar kutitë e zeza tek prodhuesi i avionit apo tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të ndezë akoma më shumë tensionet mes palëve, pasi përmes këtyre kutive është e vetmja mënyrë për të zbardhur ngjarjen tragjike.
Orët e para të mëngjesit të sotëm një avion ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, është rrëzuar në Iran me 176 njerëz brenda, ku të gjithë kanë humbur jetën. Kanë reaguar menjëherë institucionet ukrainase duke konfirmuar numrin e vitkimave. Ambasada ukrainase në Iran konfirmoi se shkak për rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist. Por akoma ka dyshime pasi nga pamjet e publikuara nga rrëzimi i avionit, në tokë shihen një numër i lartë zjarresh.
Burimi: CNN
A.C:E.K/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Europë- Bashkimi Europian reagon për sulmin e Iranit mbi dy bazat ushtarake amerikane në Irak. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një ta...
SHBA– Shtetet e Bashkura të Amerikës janë një ndër superfuqitë ushtarake në mbarë botën dhe këtë e ka treguar në çdo rast.Ndërkohë që ka nisur një konfli...
Indeksi i Pasaportave Henley, i cili në mënyrë periodike mat pasaportat më miqësore të udhëtimit në botë, ka lëshuar raportin e parë të dekadës së re.Japonia ta...
IZRAEL- Ditën e sotme Kryeministri Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se mund të sulmohet ashpër nga Izraeli në përgjigje të vrasjes amerikane javën e k...
IRAN- Vetëm pak orë pas rrëzimit të avionit ukrainas në territorin e Iranit janë gjetur kutitë e zeza të avionit, ‘Boeing-737’, prej të cilit humbën jetën 176 n...
UKRAINË- Linja ndërkombëtare ajrore ukrainase ka konfirmuar se aeroplani i cili u rrëzua mëngjesin e sotëm që iu mori jetën 176 njerëzve, ishte ndërtuar...
IRAN- Presidenti i Iranit Hassan Rouhani paralajmëroi SHBA se forcat e saj do të hiqen nga Lindja e Mesme pas vrasjes së gjeneralit Iranian Soleimani. Me tone t...
IRAN– Fotografitë e publikuara nga organizata humanitare Gjysmëhëna e Kuqe e Republikës Islamike të Iranit tregojnë fushën ku u rrëzua avioni ukrainas në Iran d...
IRAN– Vadym Prystaiko, ministri i jashtëm i Ukrainës vetëm pak orë pas incidentit tragjik të avionit në Iran ku mbetën të vdekur 176 njerëz ka bërë me dije edhe...
IRAN- Ngjarja tragjike në Iran ka tronditur botën mes kaq shumë tensioneve që janë krijuar me SHBA-së dhe Iranit ditët e fundit.Por kujtojmë se rrëzimi i avion...