LIVE UPDATES
Bota

Banketi që kushtoi mbi 100 mln dollarë e u pinë 25 mijë shishe verë/ Kur islamistët morën pushtetin në Iran, si erdhi pe

8 Janar 2020, 16:47 Nga DOSJA
Banketi që kushtoi mbi 100 mln dollarë e u pinë 25 mijë

IRAN- Më 1979 islamistët morën pushtetin në Iran, duke e rrëzuar Mbretin Mohamad Reza Pahlavi. Si erdhi puna deri këtu? Një përgjigje gjendet në vitin 1971, kur Pahlavi organizoi në Persepolis një banket për shënimin e 2500-vjetorit të Mbretërisë Persiane. Banketi kushtoi mbi 100 milionë dollarë dhe me atë rast u pinë 25 mijë shishe verë. Një diktator erdhi i veshur me uniformë të bardhë, një perandor e solli qenin e tij të stolisur me diamantë.

Kush kishte emër e nam, nga mesi i tetorit 1971 erdhi në Persepolis, në kryeqytetin e mbretërisë së lashtë persiane. Në këtë qytet Mbreti Mohamad Reza Pahlavi organizoi një ndejë, një banket me rastin e 2500-vjetorit të themelimit të mbretërisë persiane. Erdhën mbretër e princesha, perandorë e diktatorë, presidentë e kryeministra. Perandori i Etiopisë Haie Selasie erdhi me qenin e tij – të cilit ia kishte vendosur zinxhirët me diamante. Në këtë banket, mes shumë të tjerëve, Selasie takoi edhe Josip Broz Titon, kryetarin e atëhershëm të Jugosllavisë. Pjesëmarrësit tregojnë se Tito kishte qenë i veshur me uniformë të bardhë.

Kur kamerieri – një zviceran – iu kishte afruar Titos për t’ia mbushur gotën me verë, befas ndodhi një katastrofë: kamerierit i rrëshqiti dora dhe vera e kuqe njollosi uniformën e liderit komunist jugosllav.Para disa viteve kamerieri zviceran tregoi për mediat zvicerane se atëbotë Tito kishte ngrënë një gjeldet, një çuran, siç thuhet në Kosovë.

Mohamad Reza Pahlavi harxhoi 100 milionë dollarë për të organizuar këtë banket. Mysafirët aterruan në aeroportin e ri të Persepolisit, ndërsa në banket u pinë 25 mijë shishe verë. Mediet franceze shkruan se iranianët harxhuan 200 milionë dollarë, në fund u tha se shpenzimet kishin kaluar 300 milionë dollarë. Orson Welles, aktori dhe regjisori amerikan, tha: «Kjo nuk ishte ndeja e vitit, por festa e 25 shekujve».

Ruhollah Homeini, i cili më 1979 erdhi në krye të Iranit përmes revolucionit, e përshkroi banketin si «festival të dreqit». Për të argëtuar mysafirët nga Europa u importuan 25 mijë zogj këngëtarë. Restoranti i famshëm francez Maxim’s i mbylli portat për dy javë për t’iu bërë hyzmet mysafirëve të shahut presian në Persepolis. Krahas Titos dhe Jovanka Brozit në Persepolis hëngrën e pinë edhe nënpresidenti amerikan Spiro Agnew, diktatori i Indonezisë Mohamed Suharto, çifti Çaushesku nga Rumunia, dyshja kleptokratike nga Filipinet, Ferdinand dhe Imelda Marcos.

Iranianët që vuanin nën terrorin e Mohamad Reza Pahlavit e shikonin banketin me zemërim. Persepolisi përshpejtoi rënien e regjimit të Pahlavit. Homeini, ajatollahu i mëvonshëm i Iranit, shkroi: «Në disa fshatra fëmijët janë aq të uritur, saqë duhet të hanë bar nga livadhet. Ndërsa ky regjim tiranik harxhon miliona dollarë për festa të ndryshme dhe të pështira. Festa më katastrofale është shënimi i 2500-vjetorit të themelimit të monarkisë. Çdokush që merr pjesë në të, e tradhton islamin dhe popullin iranian». Në janar 1979 Homeini u nisë nga ekzili në Paris në drejtim të Teheranit për t’i prirë revolucionit. Bashkë me të në avion ishin edhe 200 gazetarë.

Njëri prej tyre, gjermani Peter Scholl-Latour, ka treguar se pak para aterrimit në Teheran Homeini ia kishe lëshuar në dorë një zarf të verdhë me porosinë që ta ruajë mirë. Homeini frikësohej se pas aterrimit mund të arrestohej nga forcat që ende mbështesnin Mohamad Reza Pahlavi. Kjo nuk ndodhi. Dy milionë njerëz e pritën Homeinin në Teheran. Peter Scholl-Latour ka treguar: «Pastaj ua ktheva zarfin. Tek tetë muaj më vonë kuptova se çfarë kishte në të: ishte Kushtetuta e Republikës Islamike të Iranit». Entuziazmi nuk zgjati shumë. Revolucioni iranian filloi t’i ha fëmijët e vet.

Marrë nga gazeta Tema

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota banketi ne iran banketi ne iran

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale