Aktualitet

Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes, familjarët: Kardiologu erdhi me vonesë, jemi të shokuar

22 Prill 2019, 13:21 Nga DOSJA
Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes, familjarët: Kardiologu erdhi me

ELBASAN– Familjarët e 25-vjeçares që vdiq pasi lindi fëmijën e saj të parë tregojnë se kardiologu ka mbërritur në spital me shumë vonesë.

Të shokuar, ata shprehen se mjekët janë treguar të pakujdesshëm dhe neglizhentë në lidhje me Rexhina Debrovën, pasi kjo e fundit ka mbërritur me urgjencë në spital.

Kardiologu erdhi me vonesë. Vajza shfaqi komplikacione dhe kardiologu u vonua. Nuk i bënë kontrollet e nevojshme. Mjekët kanë treguar pakujdesi,”- mësohet të kenë thënë familjarët.

Rexhina Debrova ndërroi jetë ditën e sotme pasi lindi fëmijën e saj të parë. 25-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak pas lindjes dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë bebja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Pak momente pasi 25-vjeçarja ndërroi jetë, shefja e shërbimit në Spitalin e Elbasanit, Teuta Ilirjani është shprehur se të ndjerës i janë bërë ekzaminimet e duhura, por jo vizita e zemrës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan familjaret e rexhina debrovas rexhina debrova vdekja e 25 vjecares pas lindjes elbasan familjaret e rexhina debrovas rexhina debrova vdekja e 25 vjecares pas lindjes

Sondazh

Poll