Aktualitet

I bllokuar në kanionet e Erzenit e me këmbë të thyer, si u shpëtua me helikopter 42-vjeçari (VD)

22 Prill 2019, 11:27 Nga DOSJA
I bllokuar në kanionet e Erzenit e me këmbë të thyer, si u

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka shpërndarë një video nga operacioni i shpëtimit të 42-vjeçarit, që ishte bllokuar në kanionet e Erzenit. Në video shihet se Gazmend Bugalli është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës.

“Forcat e Armatosura të Shqipërisë në shërbim të çdo shqiptari! Shikoni profesionalizmin e pilotëve dhe teknikëve trima të Forcës Ajrore, të cilët dje evakuuan një 42-vjeçar nga kanionet e Erzenit, i lënduar gjatë ekskursioni te shpella e Pëllumbasi”, shkruan Olta Xhaçka.

Një grup prej 5 personash kishin mbetur të bllokuar pasditen e djeshme në kanionet e Erzenit. Ngjarja ndodhi poshtë shpellës së Pëllumbasit, pasi grupi ishte i apasionuar për ngjitje në mal. Ata gjatë ngjitjes kishin hasur në probleme dhe njëri prej tyre ndrydhi kaviljen. Ndërsa 4 miqtë e tij arritën të largoheshin në këmbë ndërsa për të ishte e pamundur ndërhyrja nga toka, për shkak të terrenit të vështirë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 42 vjecari i bllokuar ne erzen gazmend bugalli kanionet e erzenit olta xhacka 42 vjecari i bllokuar ne erzen gazmend bugalli kanionet e erzenit olta xhacka

Sondazh

Poll