Aktualitet

Grabitja në Rinas, pronari i servisit për Dosja.al: Lidhja ime dhe vëllain e Klement Çalës

22 Prill 2019, 12:39 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, pronari i servisit për Dosja.al: Lidhja ime dhe

TIRANË- Një servis në periferi të Elbasanit, ishte “çelësi” i hetimeve të Prokurorisë dhe Policisë për grabitjen në Rinas. Policia zbuloi se aty ishte modifikuar furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor: që u përdor në grabitje”.

Pronari i këtij servisi në një reagim për Dosja.al ka treguar se si qëndron e vërteta dhe lidhjen e tij me vëllezërit Çala. Gentian Sharri shprehet se ai e kishte dhënë me qera servisin që në vitin 2017.

Shtator 2017 e kam dhënë me qira. Është në proces legalizimi. Para një muaji e kam takuar Eldin. Klementin se njoh fare. S’kam njohje fare me të. Një vit e gjysëm më parë e kam parë. S’kam asnjë lidhje. Thjesht e kisha dhënë me qira”, tha pronari i servisit për Dosja.al. Sot Policia ka vënë në pranga katër persona dhe dyshohet se dy prej tyre janë punonjës së servisit ku u bë dhe modifikimi i furgonit.

HETIMET PËR SERVISIN 

Burime brenda grupit hetimor bëjnë me dije se, kthehsa në hetime erdhi pas identifikimit të servisit në periferi të Elbasanit, ku u bë dhe modifikimi i furgonit. Një tjetër person që është arrestuar, arrestohet vëllai i Klement Çalës, të konsideruarit krahu i djathtë i Admir Murataj, të vrarë pas grabitjes së 9 prillit. Eldi Çala rezulton të ketë marrë me qira një servis në zonën e Elbasanit, aty ku u modifikua furgoni me të cilin u krye grabitja e 5.7 milionë eurove në aeoportin e Rinasit.

Bëhet me dije se nga aty ka nisur e gjithë rrjedha e hetimeve të tjera, ku dhe janë zbuluar disa bashkëpunëorë që janë të arrestuar tashmë. Sipas informacioenve mësohet se dy nga 4 të arrestuarit janë modifikuesit e furgonit. Zbulimi i servisit mendohet të jetë dhe çelësi i të gjithë hetimeve, pasi aty dje është bërë një kontroll i imtësishëm, dhe mund të jenë zbuluar prova. Po ashtu dhe marrja në pyetje e punonjësve mund të ketë hedhur dritë mbi hetimet, të cilat duket se po shkojnë drejt fundit për zbulimin e të gjithë anëtarëve të bandës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eldi cala furgoni me hetimin tatimor gentian sharri grabitja ne rinas klement cala servisi ne elbasan eldi cala furgoni me hetimin tatimor gentian sharri grabitja ne rinas klement cala servisi ne elbasan

Sondazh

Poll