Aktualitet

Elbasan/ Lind fëmijën e parë, vdes nga arresti kardiak 25-vjeçarja, familja: Mjeku erdhi me vonesë

  • Kush është nëna 25-vjeçare që s’mori ndihmë në spital (Foto)
  • Shoqërohen në polici mjekët dhe stafi i spitalit (Emrat)
  • Reagon spitali: Po priten rezultatet e ekspertizës
  • Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes në Elbasan, arrestohen dy mjekët
  • Një 25-vjeçare humb jetën tragjikisht në Elbasan, pasi ka kaluar një arrest kardiak para lindjes. Mjekët e spitalit thonë se janë bërë ekzaminimet para lindjes, por jo vizita e zemrës. Familjarët thonë se Rexhina Debrova ka shkuar me urgjencë në spital, dhe më pas është futur në sallën e lindjes, ndërkohë që pavarësisht alarmit të ngritur nga mjekët, kardiologu ka shkuar më vonesë në spital. Policia shoqëron në komisariat dy mjekët që kanë bërë operacionin bashkë me stafin.
    Featured image of article: Elbasan/ Lind fëmijën e parë, vdes nga arresti kardiak 25-vjeçarja, familja: Mjeku erdhi me vonesë Rexhina Dobrova, nëna 25-vjeçare që humbi jetën sot në spital pas lindjes së fëmijës
    Përditësuar:

    ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku një 25- vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes. Sipas informacioneve të para dyshohet se Rexhina Debrova ka pësuar një arrest kardiak dhe nuk ka mundur të mbijetojë. E reja ka lindur me operacion dhe e kishte fëmijën e parë, dhe fatmirësisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Familjarët e vajzës të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi. Mjekët që ishin në sallë të operacionit kanë kërkuar ndihmën e kardiologëve, pas problemeve të hasura me zemrën e pacientes.

    Për këtë gjë familjarët kanë hedhur akuza, duke thënë se kardiologu ka ardhur me një orë vonesë në sallën e operacionit.

    Situata në spitalin e Elbasanit është e rëndë, pasi familjarët kanë shpërthyer në lot e britma të familjarërëve, pasi kanë mësuar lajmin e keq.

    Hetimet pritet të zbardhin shkakun e ndarjes nga jeta të nënës 25-vjeçare dhe nëse ka pasur apo jo neglizhencë nga ana e bluzave të bardha në dhënien e ndihmës mjekësore në kohë. Sakaq, Policia ka shoqëruar në komisariat dy mjekët që kanë bërë operacionin bashkë me stafin për t’i marrë në pyetje lidhur me trajtimin e të resë.

    Ky nuk është rasti i parë, ku nënat e reja ndahen nga jeta pas një arresti kardiak. Tre vite më parë, bashkëshortja e portierit të Partizanit, Alban Hoxha, Dorjana ndërroi jetë pas lindjes së djalit të tyre Beko.

    25-vjeçarja pësoi atak kardiak pas lindjes së të birit dhe humbi jetën. Hoxha paditi mjekët e maternitetit “Koço Gliozhenit” për neglizhencë dhe çështja shkoi deri në gjyq. Mjekët u shpallën fajtorë për mjekim të pakujdesshëm dhe paguan nga 4 milionë lekë të vjetra gjobë secili (ose 400 mije leke te reja).

    (a.b/dosja.al)

    Shto Koment