Aktualitet

Kuksiania që u kthye në skllave seksi, Ambasadori Qirko kritika autores së “50 Hijet e Grey-t”: Shqiptarët nuk janë tra

22 Prill 2019, 12:36 Nga DOSJA
Kuksiania që u kthye në skllave seksi, Ambasadori Qirko kritika

LONDËR-Novela më e fundit erotike e autores EL James ka krijuar nje debat të madh diplomatik pasi i dërguari i Shqipërisë në Britaninë e Madhe është ankuar për shkak të portetizimit që i bëhet Shqipërisë në këtë libër. Autorja e 50 hijet e Greit, në librin e saj më të fundit The Mister, përshkruan një pastruese të varfër shqiptare si një viktimi e trafikut të qënieve njerëzore, e cila arrin një mrekulli në Britaninë e Madhe.

Pasi ajo krijion nje romance me nje aristokrat anlgez ajo perfshihet ne nje skeme telefonash inteligjent dhe letrave magjike te cilat perdoren nga ai per te tërhequr para.

Qirjako Qirko, ambasadori i Shqipërisë ne Londer, ka deklaruar e shfaq personazhet e trilluar shqiptare si kriminele primitive dhe krijojne nje perceptim negativ. Duke folur per Sunday Telegraf ai shprehet se portetizimi i Shqiperise ne liber eshte teresisht jo realisht. Me tej ai eshte shprehu se:

“Jam shume i keqardhur qe kjo novele dhe informacionet qe jepen ne te krijojne nje perceptim kaq negativ per vendin tim”. “Shqiptaret janë njerëzit më të mirë që ju do të takoni në jetën tuaj, më miqësorë madje”, u shpreh ambasadori Qirko në një intervistë për Daily Mail.

Zoti Qirko thotë se janë rreht 120 mijë shqiptarë në Britani, por shtoi se disa kriminelë mes tyre janë thjeshtë individë.

Në libër, karakteri shqiptar Alesia Demaci punon si pastruese në shtëpinë e një aristokrati pasi më herët është trafikuar në Britaninë e Madhe. Ajo përballet me presionin e dhunshëm të babait të saj që të martohet me të fejuarin e saj që kërkon një grua tradicionale shqiptare. Shefat e turizmit në Shqipëri janë munduar që të promovojnë imazhin e turizmit shqiptar përmes një fushate të titulluar “Taken by Albania”.

Titulli është një referencë e filmit Taken në të cilën vajza e Liam Neeson sekuestrohet nga disa trafikantë shqiptar. Zyrtarët e turizmit në Shqipëri e dinë se deri tani vendi i tyre është përshkruar si një parajsë për hajdutët, kriminelët dhe gangsterët. Por ata insistojnë se reputacioni i krijuar është totalisht i pavërtetët duke deklaruar se Shqipëria është një vend i bukur dhe totalisht i sigurtë për t’u vizituar dhe për të jetuar në të.

Ata a përshkruajnë vendin e tyre si shtetin e fundit në europë që duhet zbuluar pasi pjesa tjetër e kontinetit tashmë është e zbuluar. Shkrimtarja britani El James është bërë e njohur me triologjinë e librit të saj 50 hijet e Greit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 50 hijet e greit el james imazhi i shqiperise qirjako qirko 50 hijet e greit el james imazhi i shqiperise qirjako qirko

Sondazh

Poll