Aktualitet

Krim në familje/ Burri vret nusen e djalit, gruan dhe më pas veten

22 Prill 2019, 12:54 Nga DOSJA
Krim në familje/ Burri vret nusen e djalit, gruan dhe më pas veten

PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku tre persona kanë mbetur të vrarë, pasi janë qëlluar me armë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë, rreth orës 13:20.

Sipas Policisë së Kosovës, kryefamiljari me inicialet H.K  vrau fillimisht nusen e djalit të tij, pastaj gruan dhe më pas qëllon veten, raportojnë mediet kosovare. Ende nuk bëhet me dije shkaki, i cili çoi autorin drejt këtij akti barabar.

Mediat kosovare shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në sy të një vajze të vogël, vetëm 2 vjeçe, e cila dyshohet se ka qenë mbesa e autorit të krimit të trefishtë.

Gazeta Express mëson se burri që kreu vrasjen ka qenë i sëmurë psikik, ndërsa familjarët e tij ishin rrezikuar edhe më herët.

Ai edhe para një viti kishte tentuar të vriste gruan e tij dhe policia i kishte konfiskuar armët.

Sic mëson Express nga vendit i ngjarjes, ky person kishte blerë sërish armë dhe sot ai u mori jetën dy familjareve dhe vetes.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, në vendngjarje mbërritën forcat policore të Kosovës, të cilët po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e vrasjes.

vijon…

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3 te vrare ne prishtine vrasje ne prishtine 3 te vrare ne prishtine vrasje ne prishtine

Sondazh

Poll