Aktualitet

Vdekja e 17-vjeçares në Borsh/ E ëma: Drejtësi, nuk u mbyt në ujë, s’dinte të drejtonte makinën

22 Prill 2019, 11:56 Nga DOSJA
Vdekja e 17-vjeçares në Borsh/ E ëma: Drejtësi, nuk u mbyt

Tiranë- Alketa Duro, e ëma 17-vjeçares e cila humbi jetën në  një aksident në Borsh në muajin mars është shprehur se kërkon të zbardhet e vërteta e vajzës së saj. Ajo shprehet se 17-vjeçarja nuk është mbytur në ujë, por më pas e kishin lënë që të qëndronte 3 orë në ujë.

“Ishte një ditë e zakonshme si të gjitha ditët, vajza pas shkollës erdhi në shtëpi bashkë më djalin që ajo donte. Ka pasur raste kur ajo dhe djali merrnin makinën edhe herë të tjera, për atë unë nuk  e dija. Vajza kishte ndenjur 3 orë në ujë, askush nuk kishte nxjerrë nga uji. Neglizhencë e policisë dhe spitalit. Unë nuk kam qenë atje, unë kam qenë në shtëpi. Nuk e di, thjesht ne prisnim të vinte ekspertiza mjeko-ligjore. Unë nga kjo ngjarje nuk di asgjë. Pas aksidentit djali ka dashur të flasë me mua por unë nuk dua të flas me të. Dua vetëm zgjidhje nga shteti. Vajzës nuk i është bërë autopsia. Mua m’a sollën me arkivol në shtëpi, nuk e di se çfarë i kanë bërë vajzës. Di vetëm këtë gjë, që burri im ka thënë që të mos i bëhet autopsia.”, shprehet ajo.

E ëma thekson se vajza e saj nuk ka ditur të drejtojë makinën dhe kërkon që vajzës t’i bëhet autopsia pasi ka shumë dyshime për vdekjen e vajzës së saj.

“Dyshoj për shumë gjëra, se të gjithë njerëzit që vinin më thonin kërko të drejtën e vajzës.  Këtu ose dihet diçka ose nuk duan që të hapin problem me mua. Pasi ndodhi aksidenti mua më kanë ardhur prindërit e djalit, unë i pranova, njerëzit më thoshin mos i prano. Në certefikatën e vdekjes na thonë që vajza kishte pirë ujë. Por vajza ime nuk kishte pirë asnjë pikë ujë, vajza ime nuk është mbytur në ujë. Ka shumë deklarata kontradiktore. Vajza po ta kishte timonin në dorë ajo do të kishte dalë kollaj. Unë këtë nuk e kuptoj. Në bazë të atyre, që djali nuk ka pësuar asgjë dhe ka dalë ashtu, unë dyshoj. Dua të dalë e vërteta. Nuk kam një përgjigje as nga mjekësia mjeko-ligjore. Për qytetarin e thjeshtë nuk pyet njeri kështu. Unë vetëm atë kisha dritë gëzimi. Vajza ime nuk dinte të drejtonte makinën. Kam kërkuar zhvarrosjen e vajzës se dua të zbulohet e vërteta.  Ka pasur kontradita me djalin por vajza ime ishte një engjëll”,  tha ajo për Fax News.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne borsh alketa duro vdekja e 17-vjeçares aksidenti ne borsh alketa duro vdekja e 17-vjeçares

Sondazh

Poll