Aktualitet

Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes, flet shefja e spitalit: Nuk iu bë vizita e zemrës

22 Prill 2019, 13:15 Nga DOSJA
Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes, flet shefja e spitalit: Nuk iu bë

ELBASAN– Shefja e shërbimit të spitalit në Elbasan, Teuta Ilirjani ka folur pas vdekjes së 25-vjeçares, pasi lindi fëmijën e saj të parë. Ilirjani thekson se të ndjerës Rexhina Debrova i janë bërë ekzaminimet e duhura, por jo vizita e zemrës.

Erdhi me urgjencë, nuk iu bë vizita e zemrës. Ekzaminimet e tjera i janë bërë,”- është shprehur shefja e shërbimit të Spitalit të Elbasanit.

Ndërkohë familjarët e Debrovës pretendojnë se kardiologu ka mbërritur në sallën e lindjes me shumë vonesë.

Rexhina Debrova ndërroi jetë ditën e sotme pasi lindi fëmijën e saj të parë. 25-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak pas lindjes dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë bebja është në gjendje të mirë shëndetësore.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan rexhinadebrova teuta ilirjani vdekja e 25 vjecares pas lindjes elbasan rexhinadebrova teuta ilirjani vdekja e 25 vjecares pas lindjes

Sondazh

Poll