Aktualitet

Plagosja në Mëzez, Policia: Autori është një 26-vjeçar, u ndihmua nga dy të tjerë

22 Prill 2019, 12:06 Nga DOSJA
Plagosja në Mëzez, Policia: Autori është një

TIRANË- Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ëshë ai autori i plagosjes me armë zjarri i 28-vjeçarit, Elson Murataj, në fshatin Mëzez në Tiranë. Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se 22-vjeçari është ndihmuar dhe nga dy persona të tjerë të cilat ishin në makinë me të.

Më tej shtohet se  i dyshuari kryesor ishte drejtues i mjetit, ndërsa në makinë ndodheshin dhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje e autorit në krim”.  Ende nga uniformat blu nuk është sqaruar motivacioni i këtij krimi, që mund të kishte përfunduar dhe me viktimë.

NJOFTIMI I PLOTË

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku në Fushë Mëzez në Kashar u plagos me armë zjarri shtetasi E. M., 28 vjeç. Policia shpall në kërkim një shtetas për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Shpallen në kërkim dhe dy të tjerë për “Përkrahje e autorit në krim”.    

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.6 pas një pune intensive hetimore shpallën në kërkim shtetasin: M. G., 26 vjeç, banues në Tiranë. Mbasditen e djeshme në Fushë Mëzez, Kashar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. M., i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet  hetimore të kryera  rezulton se në mjetin që drejtonte autori i dyshuar shtetasi M. G., ndodheshin dhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje e autorit në krim”. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

I plagosur në këtë ngjarje ka mbetur një 28-vjeçar, i identifikuar si Elson Murataj, i cili ka marrë një plumb në këmbë. Ai ndodhet ende në spital jashtë rrezikut për jetën, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai nuk ishte i panjohur për Policinë, pasi në vitin 2012 pasi akuzohej se kishte plagosur me armë zjarri shtetasin A. Harokun, plagosje e cila kishte ndodhur padashje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elson murataj plagosja ne kembe plagosja ne mezez plagosja ne tirane elson murataj plagosja ne kembe plagosja ne mezez plagosja ne tirane

Sondazh

Poll