Aktualitet

Me armë në makinë, kapet në Kakavijë çifti nga Fieri, si u zbuluan

22 Prill 2019, 11:27 Nga DOSJA
Me armë në makinë, kapet në Kakavijë çifti nga

KAKAVIJË– Një çift bashkëshortësh janë arrestuar ditën e sotme teksa kanë tentuar të kalonin kufirin drejt Greqisë.

Dosja.al mëson se bashkëshortët e moshës përafërsisht 45 vjeç me iniciale I. S dhe L. S janë kapur nga forcat e Policisë Kufitare të Kakavijës.

Ata janë pikasur nga kontrolli kufitar, teksa udhëtonin me makinën tip “Mercedez Benz”, në bagazhin e të cilës iu gjet një pistoletë pa leje. Pistoleta ishte fshehur në një nga çantat e futura në bagazh.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kakavije.

Policia Kufitare godet një rast të armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë poseduesja e armës së zjarrit.

Sekuestrohet një armë zjarri (pistoletë) dhe 9 fishekë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të shtetases L.S. 45 vjeçe, banuese në Fier.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, në bagazhet e këtij mjeti, u gjet e fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë.

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Postës së Policisë Dropull, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetases L.S., për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Gjithashtu ditën e sotme, një çift bashkëshortësh janë arrestuar ditën e sotme teksa kanë tentuar të kalonin kufirin drejt Greqisë. Në bagazhin e mjetit çiftit iu gjet një pistoletë pa leje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arme pa leje arrestohet cifti fier kakavije arme pa leje arrestohet cifti fier kakavije

Sondazh

Poll