Aktualitet

Tritol makinës së efektivit të Policisë Rrugore (Emri)

22 Prill 2019, 13:37 Nga DOSJA
Tritol makinës së efektivit të Policisë Rrugore (Emri)

TIRANË- Një shpërthim tritoli ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Yrshek të Tiranës. Burime bëjnë me dije se tritoli i është vënë makinës së një efektivi të Policisë Rrugore, Julian Çikaj në oborrin e banesës së këtij të fundit.

Dosja.al mëson se shpërthimi na ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Po ashtu, dyshohet se eksplozivi i shpërthyer ka qenë në masën 100 gramë dhe është shpërthyer me telekomandë nga distanca.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po vijon hetimet për identifikimin dhekapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Yrshek, në oborrin e banesës, në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të shtetasit L. Ç., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tirane tritol makinës së policit tirane tritol makinës së policit

Sondazh

Poll