Aktualitet

Operacionalja zbarkon në Vlorë, 170 masa ndëshkimore, 50 makina me xhama të zinj

22 Prill 2019, 11:27 Nga DOSJA
Operacionalja zbarkon në Vlorë, 170 masa ndëshkimore, 50 makina

VLORË– Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka shkuar sot në Vlorë, për të evidentuar shkeljet nga drejtuesit e mjeteve.

Kontrollet nga njësia Speciale janë shtrirë në pikat hyrëse dhe dalëse, aty ku edhe fluksi i lëvizjes është më i madh.

Në fokus të kontrolleve kanë qenë tejkalimi i shpejtësisë, mos respektimi i sinjalistikës vertikale dhe horizontale, abuzimi me pijet alkolike, gjatë drejtimit të automjeteve si dhe mos vendosja e rripit të sigurimit.

Dosja.al ka mësuar se në total janë vendosur 150 masa ndëshkimore, nga të cilat janë pezulluar 30 leje drejtimi, 40 drejtues pa rripat e sigurisë, 50 automjete me xhama të zinjë si dhe janë vendosur gjoba të ndryshme për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle nga rrugorja masa ndeshkimore tejkalim shpejtesie kontrolle nga rrugorja masa ndeshkimore tejkalim shpejtesie

Sondazh

Poll