Aktualitet

“Mos rrini mënjanë”, nis peticioni për ndryshimin e sistemit zgjedhor, hidhen firmat e para (FOTO)

22 Prill 2019, 11:25 Nga DOSJA
“Mos rrini mënjanë”, nis peticioni për ndryshimin e

Tiranë- “Nisma Thurje” ka nisur punën në terren për plotësimin e një peticioni që të ndryshohet sistemi zgjedhor në vendin tonë.

Deri më tani në terren janë dy pika ku qytetarët mund të firmosin peticionin, njëra është te “Parku Rinia” dhe tjetra te “21 dhjetori” në Tiranë.  Po kështu ky peticion është edhe online ku qytetarët mund të bëhen pjesë e saj.

“Peticionin kundër sistemit mund te firmoset te stendat pranë Urës te Shallvareve apo te kryqëzimi i 21 dhjetorit falë vajzave dhe djemve që pranuan të na japin një dorë konkrete duke shpenzuar nga koha e tyre. Peticionin e gjen edhe online te nisma thurje.al ku mund ta shkarkosh e më pas ta shpërndash për firmosje me miqtë, komshijtë etj. Mos rri mënjanë! Bashkohu kundër sistemit!”, njofton “Nisma Thurje”.  

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme janë të shumtë qytetarët që janë duke firmosur këtë peticion.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nisma thurrje peticioni kundër sistemi zgjedhor nisma thurrje peticioni kundër sistemi zgjedhor

Sondazh

Poll