Politike

“S’kemi kohë për të humbur”/ Presidenca-Ballës: Reflektoni, keni kohë deri të enjten të thelloheni për ndryshimet

27 Tetor 2020, 15:39 Nga DOSJA
“S’kemi kohë për të humbur”/

TIRANË– Presidenca u është përgjigjur fjalëve të kreut të grupit parlamentar të Partisë Soicaliste, Taulant Balla, i cili tha se nuk duhet humbur asnjë moment për të vijuar me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Përmes një postimi, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, i bën thirrje Ballës për reflektim, deri të enjten, ditë kur ndryshimet kalojnë sërish në Kuvend. Sipas Blushit, maxhoranca duhet të ndalë së marrëri peng të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri në enjten! Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës! Dëgjojeni edhe ju! Boll e morrët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!”– shkruan Balla. 

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi kërkoi që Kuvendi të priste opinionin e “Venecias” për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke u theksuar se nga Shqipëria kërkonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërsa Rama iu përgjigj se kërkesën e opinionit të kërkuar nga presidenti Ilir Meta do ta mirëpriste, por ndryshimet do të kalojnë të enjten gjatë seancës plenare.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ndryshimet ne kodin zgjedhor taulant balla tedi blushi ilir meta ndryshimet ne kodin zgjedhor taulant balla tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 27 Tetor 2020, 13:18

TIRANË- Endri Dumani takohet për herë të parë me mamanë e tij, pas 6 vitesh. I mituri, vetëm 12 vjeç, ka takuar nënën e tij pas riatdhesimit në Shqi...