Politike

Rikthimi i të miturve dhe grave nga Al-Holi, Rama: S’kemi pritur që t’i gjejmë lokacionet nga lajmet, prej mbi 1 viti pun

27 Tetor 2020, 12:45 Nga DOSJA
Rikthimi i të miturve dhe grave nga Al-Holi, Rama: S’kemi pritur

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje gazetarëve pas kthimit të nga Siria bashkë me 4 të mitur dhe një grua, të cilët janë nxjerrë dje nga kampi i Al-Holit në Siri. Në fjalën e tij, Rama dhe se strukturat e qeverisë kanë më shumë se 4 javë që kanë mbërritur në kamp duke shtuar se Policia e Shtetit ka qënë një hap më para mediave që kanë hetuar rastin.

PJESË NGA DEKLARATA: 

Pyetje: Persona të tjerë janë atdhe, disa kanë tentuar që të fshihen, si do të vijohet me zbardhjen e emrave? A mendoni që duhet një falenderim për mediat?

Edi Rama: Nuk kemi pritur që t’i gjejmë lokacionet nga lajmet. Kemi një vit që punojmë, nuk kemi pasur për asnjë çast problemin e gjetjes së lokacioneve. E dini shumë mirë që nuk kemi marrëdhënie me regjimin e Damaskut, duhet lejekalimi i tyre. Po ashtu bëhet fjalë për të parandaluar surpriza. Heronjtë kanë qënë vetë në territor për katër javë. Dua të them që nxjerrja e këtyrë fëmijëve nga një ferr është proces i komlikuar, janë në mes prindër që kanë pozicione të radikalizuara. Ka forca kampi që nuk janë të njëjtat që duhet diskutuar për të kaluar pa surpriza dhe gryka zjarresh. Puna e bërë ka qënë intensive. Siç e kam thënë edhe sot paradite, e gjithë kjo është mundësuar falë gjeneralit Abass Ibrahim që më premtoi se operacioni do të vijojë. Edhe disa fëmijë janë në vështirësi, por nuk dua të jap detaje sepse mund të kompromentojnë.

4 fëmijë dhe një grua janë riaatdhesuar sot në Shqipëri të evakuuarit nga kampi i Al-Holit në Siri. Bëhet fjalë për Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj të mitur, ndërsa bashkë me ta ishte edhe Endri Dumani. Pas 6 vitesh ai rikthehet në Shqipëri, por pa të motrën, e cila zgjodhi që të qëndrojë në kamp. Mendohet se numri total i të riatdhesuarve do të shkojë mbi 50 shqiptarë, megjithatë indentitet e tyre ende nuk janë bërë me dije. Kjo pasi sipas kryeministrit Edi Rama, nga detajet e shumta që mund të publikohen, jeta e tyre mund të vendoset në rrezik. Kreu i qeverisë, shtoi se disa prej tyre janë bashkë me familjen në kamp, dhe jo të gjithë i kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre radikale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria edi rama riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll