Politike

Rama: Ata që kanë kryer krime në Siri do të gjykohen! Do të rikthejmë edhe fëmijët e tjerë, strukturat rehabilituese ja

27 Tetor 2020, 12:53 Nga DOSJA
Rama: Ata që kanë kryer krime në Siri do të gjykohen! Do

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se është gati struktura për të rehabilituar fëmijët dhe gratë e kthyer nga kampi Al-Hol. Gjatë fjalës së tij të shkurtër në aeroportin e Rinasit, kryeministri tha se rastet kur kanë kryer sulme dhe krime janë të veçanta dhe do të kenë një tjetër klasifikim, midis të rriturve e po ashtu edhe midis fëmijëve. 

 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Pyetje: Si do riintegrohen?

Edi Rama: Vendimi për të hyrë është marrë në momentin e duhur. Struktura është gati për të gjithë me kujdesin e nevojshëm, me psikologë, me mësues dhe mjekë. Do shikohet ecuria e tyre për t’i integruar në struktuat sociale sipas gjykimit.

Pyetje: Riatdhesuat edhe një zonjë, a do të dorëzohen para drejtësisë?

Edi Rama: Nuk diskutohet që kush ka bërë krime do t’i nënshtrohet drejtësisë, por këto nuk janë çështje të miat. Rastet janë individuale, janë organet e tjera që kanë detyrimin që të japin opinion. Nuk diskutohet që kemi kategori të ndryshme nga njëra-tjetra.

Pyetje: A do të kthehen shqiptarët, por me shtetësi nga Republika të tjera?

Edi Rama: Po ndjekim shtetasit shqiptarë, përtej kësaj situata do të ishte edhe më e pamundur. Nuk bëhet fjalë për rrugë por për një labirinth. Por ndjekim shtetasit e republikës.

Pyetje: Keni intervistuar fëmijët, sa është numri i tyre dhe a do të keni një vlerësim më shtuar ndaj anti-terrorit?

Edi Rama: E ka treguar veten anti-terrori edhe nga raste të tjera. Ndërkohë nuk mund të jap asgjë ekzakte sepse të gjithë indetifikimet janë procedim e sipër. Është një kategori shumë delikate dhe nuk japim dot një numër fiks, jo sepse se kemi por ka fëmijë që janë me prindër të gatshëm dhe s’duam të vëmë në rrezik jetën e tyre.

4 fëmijë dhe një grua janë riaatdhesuar sot në Shqipëri të evakuuarit nga kampi i Al-Holit në Siri. Bëhet fjalë për Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj të mitur, ndërsa bashkë me ta ishte edhe Endri Dumani. Pas 6 vitesh ai rikthehet në Shqipëri, por pa të motrën, e cila zgjodhi që të qëndrojë në kamp. Mendohet se numri total i të riatdhesuarve do të shkojë mbi 50 shqiptarë, megjithatë indentitet e tyre ende nuk janë bërë me dije. Kjo pasi sipas kryeministrit Edi Rama, nga detajet e shumta që mund të publikohen, jeta e tyre mund të vendoset në rrezik. Kreu i qeverisë, shtoi se disa prej tyre janë bashkë me familjen në kamp, dhe jo të gjithë i kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre radikale.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria edi rama riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll