Politike

Rama zbulon bisedën me Varhelyin: Ia kam thënë miqësisht, mirëpresim Venecian por s’ka kohë për aventurat e Ilir Metës

27 Tetor 2020, 12:50 Nga DOSJA
Rama zbulon bisedën me Varhelyin: Ia kam thënë miqësisht,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama garantoi sot Komisionerin për Zgjerimin në Parlamentin Evropian, Oliver Varhelyi se e mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por sqaroi se ky opinion nuk do të bojkotojë dot punën e Parlamentit. Kryeministri zbuloi se ka komunikuar veçmas me Varhelyin dhe shtoi se “ vendi nuk ka kohë për aventurat e Ilir Metës”, ndërsa shtoi se “piketat” e Venecias do të merren parasysh përtej 25 prillit. 

Pyetje: Me lejen tuaj kam një pyetje përtej ngjarjes. Komisioneri Varhelyi në Tëitter ka shprehur se është i kënaqur që Kryeministri pret opinionin e Venecias dhe ka këshilluar që të pritet Venecia?

Edi Rama: E kam sqaruar dhe në bisedë miqësore komisionerin se Parlamenti nuk do të presë asnjë sekondë, se ne kemi zgjedhje në 25 prill dhe nuk kemi në plan të hyjmë në një spirale ku kërkon të na futë Ilir Meta, nga pozicioni i tij, antishumicë dhe anti-parlament. Komisioni i Venecias është i mirëpritur të sjellë opinionin dhe do të diskutohet me partitë e tjera. Duke patur parasysh kohën do të adresojmë çështjet që mund të jenë përtej 25 prillit. S’kemi kohë për aventura. Ligji zgjedhor kërkon kohën e vetë, është marrë angazhimi për identifikimin biometrik. Koha është e ngushtë për të mos thënë e pamundur.

Edhe sot, Varhelyi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të presë opinionin e Venecias para se Kuvendi të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Por duket se socialistët janë të vendosur. Ndryshimet do të kalojnë të enjten në Kuvend, duke anashkaluar kështu kërkesën e presidentit Ilir Meta, opozitës dhe faktorit ndërkombëtar. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta kodi zgjedhor ne venecia ndryshimet ne kodin zgjedhor olivér várhelyi edi rama ilir meta kodi zgjedhor ne venecia ndryshimet ne kodin zgjedhor olivér várhelyi

Sondazh

Poll