Politike

Meta: Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, me 25 prill fillon e

27 Tetor 2020, 14:48 Nga DOSJA
Meta: Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë,

TIRANE– Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas apelit të dytë të komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi për çështjen e Kodit Zgjedhor, 8 pyetje për të cilin ndodhen në Komisionin e Venecias për një opinion. Në një status në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se shpreson që këto thirrje të dëgjohen nga Parlamenti deri të enjten.

Nga ana tjetër Kreu i Shtetit siguron miqtë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi në 25 prill 2021.

Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta. Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten. Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021. Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe sëbashku! Në 25 prill 2021, do fillojë EPOKA E RE E SUNDIMIT TË POPULLIT, që do të sjellë edhe SUNDIMIN E LIGJIT në Shqipëri”, tha Meta.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 27 Tetor 2020, 13:18

TIRANË- Endri Dumani takohet për herë të parë me mamanë e tij, pas 6 vitesh. I mituri, vetëm 12 vjeç, ka takuar nënën e tij pas riatdhesimit në Shqi...