‘Ligjet’ rrëzojnë dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor, të enjten shkon në Kuvend. Kush janë deputetët që dolën pro
TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka marrë sot nën shqyrtim dekretin e presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend, ku nga 17 anëtarë prezentë, 15 votuan kundër dekretit kurse vetëm 2 pro, Adriatik Alimadhi dhe Korab Lita.
Ulsi Manja gjatë fjalës së tij në komision tha se Venecia thotë që ndryshimet nuk mund të bëhen 1 vit para zgjedhjeve dhe të cënojnë ligjin zgjedhor.
‘Venecia thotë që ndryshimet nuk mund të bëhen 1 vit para zgjedhjeve dhe të cënojnë ligjin zgjedhor. Kam një pyetje për presidencën, kë konsideroni element thelbësor të një kodi zgjedhor, pavarësisht se kodi zgjedhor është miratuar me një shumicë votash në parlament?’- u shpreh Manja.
Në seancë ka qenë dhe këshilltari i Metës, Bledar Dervishaj që ka kërkuar pranimin e dekretit për kthim të Presidentit si dhe një pritje të opinionin të Komisionit të Venecias që do u përgjigjet 8 pyetjeve të ngritura. Me 17 anëtarë të pranishëm, ku 2 prej tyre ishin pro e 15 të tjerë kundër, Kodi Zgjedhor i risjellë nga Meta për shqyrtim u rrëzua nga ‘Ligjet’ për të shkuar kështu ditën e enjte në Kuvend për votim.
Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega, i bënë thirrje maxhorancës që të mos i votonte ndryshimet por të prisnin opinionin e ‘Venecias’ mirëpo thirrjet e tyre nuk u morën për bazë pasi tashmë ai u votua.
Presidenti Meta dekretoi kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për Kodin Zgjedhor” pasi sipas tij ishte një mundësi e fundit që “mazhoranca qeverisëse e Partisë Socialiste, të reflektojë e të tërhiqet nga sjellja dhe veprimet antidemokratike që mund të favorizojnë Partinë Socialiste në procesin zgjedhor të 25 prillit 2021. Ai dërgoi një ditë më parë në Komisionin e Venecias, ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor. Sipas presidentit, Komisioni do të japë opinionin e vetë për ndryshimet që bëri mazhoranca në Kodin Zgjedhor, pasi ato, sipas tij, janë bërë jo me rekomandimin e OSBE.
Presidenti Meta nuk do ketë më mundësi që ta rikthejë kodin për rishqyrtim pasi ka të drejtë vetëm 1 herë. Mbetet për tu parë se çfarë vendimi do të marrë Komisioni i Venecias.
(a.b.k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Rama: Ata që kanë kryer krime në Siri do të gjykohen! Do të rikthejmë edhe fëmijët e tjerë, strukturat rehabilituese ja
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se është gati struktura për të rehabilituar fëmijët dhe gratë e kthyer nga kampi Al-Hol. Gjatë fjalës së tij të shkur...
Rama zbulon bisedën me Varhelyin: Ia kam thënë miqësisht, mirëpresim Venecian por s’ka kohë për aventurat e Ilir Metës
TIRANË- Kryeministri Edi Rama garantoi sot Komisionerin për Zgjerimin në Parlamentin Evropian, Oliver Varhelyi se e mirëpret opinionin e Komisionit të Vene...
Rikthimi i të miturve dhe grave nga Al-Holi, Rama: S’kemi pritur që t’i gjejmë lokacionet nga lajmet, prej mbi 1 viti pun
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje gazetarëve pas kthimit të nga Siria bashkë me 4 të mitur dhe një grua, të cilët janë nxjerrë dje nga ka...
Me frymëmarrje të vështirësuar, Rama shfaqet i emocionuar pasi zbret me fëmijët nga Al-Holi: Operacion i ngatërruar, i ke
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjithë mediat që kanë raportuar dhe ndjekur operacionin e rikthimit të fëmijëve nga kampi Al-Hol. Me zërin e dri...
“Ismet, qenke lodhur kot”, Basha injoron pyetjen për Hajdarin: Shqiptarët s’janë budallenj, pseudo-opozitën e patë si
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha i etiketoi të gjitha partitë e reja në opozitë, si “pseudo opozitë”. I pyetur nga gazetari Ismet Drishti, se çfarë do ...
Nisja e negociatave me BE/ Ambasada holandeze në Tiranë sqaron qëndrimin: Më 3 nëntor do të kemi debat në parlament
TIRANË– Ambasada holandeze në Shqipëri ka publikuar sot një raportim për hapat që pritet në ditët në vijim përpara marrjes së vendimit për të nisur k...
Mafia e ilaçeve/ Basha nxjerr emrat: Tom Doshi është i pari! Shqiptarët i pinë dhe s’kanë efekt, do largohen me turp si
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar sot “mafian” e ilaçeve. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha tha se e gjithë politika shëndetësore v...
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Michael Gahler: Opinioni i “Venecias” duhet të respektohet nga të gjitha palët
BRUKSEL– Zëdhënësi i Partisë Popullore Europiane PPE, Michael Gahler ka bërë thirrje se duhet pritur opinioni i Komisionit të Venecias për ndryshimet në K...
‘Fileto, byreçka dhe mjaltë lulesh’/ Berisha publikon TENDERIN me 13 pjata për darkën e AAC-së: Derrat e kënaqur, i ka
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një prej tenderave të Autoritetit të Aviacionit Civil për një drekë të zhvilluar mes 7 anëtarëve të Kësh...