Politike

Me frymëmarrje të vështirësuar, Rama shfaqet i emocionuar pasi zbret me fëmijët nga Al-Holi: Operacion i ngatërruar, i ke

27 Tetor 2020, 12:42 Nga DOSJA
Me frymëmarrje të vështirësuar, Rama shfaqet i emocionuar

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjithë mediat që kanë raportuar dhe ndjekur operacionin e rikthimit të fëmijëve nga kampi Al-Hol. Me zërin e dridhur dhe frymëmarrjen e vështirësuar, kryeministri u pa i prekur në fjalën e parë para gazetarëve.

“Mirëdita, shumë faleminderit që keni ardhur këtu, mendoj se është një arsye e pazakonshme. Më vjen mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar por të suksesshëm. Por ajo që është më e rëndësishme është që kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë. Fëmijët e tjerë janë identifikuar, janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve dhe intervistave. Herët ose vonë do të kthejmë edhe pjesën tjetër këtu në Shqipëri.”-tha Rama. 

4 fëmijë dhe një grua janë riaatdhesuar sot në Shqipëri të evakuuarit nga kampi i Al-Holit në Siri. Bëhet fjalë për Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj të mitur, ndërsa bashkë me ta ishte edhe Endri Dumani. Pas 6 vitesh ai rikthehet në Shqipëri, por pa të motrën, e cila zgjodhi që të qëndrojë në kamp. Mendohet se numri total i të riatdhesuarve do të shkojë mbi 50 shqiptarë, megjithatë indentitet e tyre ende nuk janë bërë me dije. Kjo pasi sipas kryeministrit Edi Rama, nga detajet e shumta që mund të publikohen, jeta e tyre mund të vendoset në rrezik. Kreu i qeverisë, shtoi se disa prej tyre janë bashkë me familjen në kamp, dhe jo të gjithë i kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre radikale.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria edi rama riatdhesimi i femijeve dhe grave nga siria

Sondazh

Poll