Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Presidenti Ilir Meta kërkesë Kuvendit: Prisni Venecian!

Presidenti Ilir Meta shkruan se e ka depozituar kërkesën urgjente për "Venecian" duke kërkuar pritje nga ana e maxhorancës.
Featured image of article: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Presidenti Ilir Meta kërkesë Kuvendit: Prisni Venecian! Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka bërë kërkesë Kuvendit që të presë opinionin e Komisionit të Venecias për rivotimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në Kuvend. Në shkresën drejtuar Kuvendit, Meta shkruan se e ka depozituar kërkesën urgjente për “Venecian” duke kërkuar pritje nga ana e maxhorancës.

Gjejmë rastin të përsërisim edhe njëherë thirrjen e Presidentit të Republikës se tashmë pas kthimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Duhet ta rishqyrtojnë këtë nismë nën dritën e arsyetimit të dekretit dhe të rekomandimeve të pritshme të Komisionit të Venecias, i cili është investuar tashme nga Presidenti i Republikës mbi këto çështje,”-shkruhet në kërkesën e Metës. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dje, edhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi kërkoi që Kuvendi të priste opinionin e “Venecias” për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke u theksuar se nga Shqipëria kërkonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërsa Rama iu përgjigj se kërkesën e opinionit të kërkuar nga presidenti Ilir Meta do ta mirëpriste, por ndryshimet do të kalojnë të enjtën gjatë seancës plenare. Thirrja e Varhelyi u përsërit sot, por ende nuk ka një reagim nga maxhoranca, Për replikat e plota (Shiko këtu)

(F.g/dosja.al)

Shto Koment