Politike

“Nuk kemi kohë për të humbur”/Balla i bën thirrje PD-së të heq dorë nga modelet e dështuara për të bllokuar Kodin

27 Tetor 2020, 14:50 Nga DOSJA
“Nuk kemi kohë për të humbur”/Balla i bën

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla në një konferencë për shtyp ka folur për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ai është shprehur se koha është e pamjaftueshme dhe se duhet votuar patjetër të enjten. Balla gjithashtu ka thënë se pretendimet e Presidentit Meta janë të njëtja me ato të PD-së dhe LSI-së. Në fund Balla i bëri thirrje Partisë Demokratike që të heqin dorë modelet e dështuara për të bllokuar procesin zgjedhor.

 “Nuk kemi kohë për të humbur. Siç edhe e dini implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet. Institucionet kërkojnë kohën e tyre dhe duke qenë se kemi një kod zgjedhor ku qytetarët do të votojnë jo vetëm për subjektet por edhe kandidatet, kjo është një kohë e shkurtër që institucioni i KQZ të përgatisë procesin zgjedhor.

Presidenti është munduar të argumentojë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor se nuk na garantoka një proces zgjedhor me lista të hapura. Lista e kanidatëve të subjekteve do të jenë 100% të hapura dhe kjo është e qartë për këdo që ka kulturën juridike.

Kandidatët i nënshtrohen votimit parapëlqyes. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve.

Pretendimet e Presidentit janë të njëjtat pretendime të bëra publike nga PD dhe LSI që janë diskutuar gjatë në mbledhjen e këshillit politik. Qëndrimi zyrtar i PD dhe i LSI kanë qenë se amendamentet kushtetuese ndalonin koalicionet dhe kjo binte ndesh me marrëveshjen e 5 qershorit. Por amendamentet nuk i ndalonin koalicionet”, tha Balla.

“Në 25 prill qytetarët do të kenë një kod zgjedhor sipas parimeve demokratike. I takon të gjitha institucioneve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe PD të heqë dorë nga modelet e dështuara të tre viteve më parë për të bllokuar apo për tu mos paraqitur në kohë për regjistrimin  në procesin zgjedhor”, u shpreh Balla.

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi kërkoi që Kuvendi të priste opinionin e “Venecias” për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke u theksuar se nga Shqipëria kërkonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërsa Rama iu përgjigj se kërkesën e opinionit të kërkuar nga presidenti Ilir Meta do ta mirëpriste, por ndryshimet do të kalojnë të enjtën gjatë seancës plenare.

(I.A.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta taulant balla ilir meta taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 27 Tetor 2020, 13:18

TIRANË- Endri Dumani takohet për herë të parë me mamanë e tij, pas 6 vitesh. I mituri, vetëm 12 vjeç, ka takuar nënën e tij pas riatdhesimit në Shqi...