Politike

27 Tetor 2020, 13:18 Nga DOSJA

TIRANË- Endri Dumani takohet për herë të parë me mamanë e tij, pas 6 vitesh. I mituri, vetëm 12 vjeç, ka takuar nënën e tij pas riatdhesimit në Shqipëri, por ndërkohë që ajo e puthte dhe përqafonte, ai nuk reagoi në asnjë moment. Ndërkohë që nënë e bir takoheshin pas 6 vitesh, Rama i ka bërë premtimin se do t’i rikthejnë edhe vajzën, Evën, e cila nuk pranoi të rikthehej me vëllain.

“Ta marr mamin të keqen, o zemra e mamit, o Endri. O i bukri i mamit, o sa i miri qenke bërë ti. Puthe dajën, puthe”-thotë e ëma. 

Rama: Më vjen keq që nuk e sollëm dot vajzën, do e sjellim por është pak më e komplikuar.

Daja: Kam 6 vite që nuk jam ndalur por nuk kisha më…

Rama: Edhe ne por s’kishim çfarë të thonim… Me ndihmën e Zotit do të sjellim dhe vajzën. E di çfarë tha kur më pa, po më shihte dhe më tha: Qënke plakur ti më tha. 

Endri dhe Eva Dumani u dërguan në Siri nga babai i tyre Shkëlzen Dumani në vitin 2014, i cili mbeti i vrarë duke luftuar në krah të grupeve xhihadiste. Endri, sot 12 vjeç dhe e motra, Eva, sot 15 vjeçe jetuan në “ferrin” e Al-holit. Mes bombave, tymit, baltës, mungesës së shkollës, familjes, dhe një fëmijërie normale. I vetmi ngushëllim i dy të vegjëlve ishte gjyshja e tyre, Mendije Dumani, e cila u nis nga Shqipëria për të marrë fëmijët, por vdiq në mes të kampit disa muaj më parë. Sot, Endri është në shtëpi. Por nuk është njësoj për Evën. Adoleshentja ndodhet ende në kamp dhe nuk pranon të kthehet nga frika e historive që i tregohen se nëse do të kthehet në atdhe do e çojnë në jetimore. 

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike endri dumani takon nenen eva dumani shkelzen dumani endri dumani takon nenen eva dumani shkelzen dumani

Sondazh

Poll