Politike

Në 2012 komentoi negativisht largimin e dy figurave nga PD-ja pasi krijuan partinë e tyre, Jozefina Topalli ecën në hapat e

27 Tetor 2020, 14:49 Nga DOSJA
Në 2012 komentoi negativisht largimin e dy figurave nga PD-ja pasi krijuan

TIRANE– Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli do të krijojë një parti të re për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit duke mos qëndruar kështu në “sehir”.

Flitet se Topalli do të jetë pjesë e lëvizjes “Lëvizja për Ndryshim” mirëpo deri më tani asgjë nuk është konfirmuar. Por si e komentonte në vitin 2012, ish-nënkryetarja e PD-së largimin e Bamir Topit dhe Gazmend Oketës nga Partia Demokratike dhe krijimin e forcave të reja politike, që mund të “përçanin” votat e demokratëve.

Gjatë një interviste televizive për Blendi Fevziu në “Opinion” në vitin 2012, Topalli ka qenë ndër zërat më kritik për ‘krisjen’ e PD-së asokohe në pushtet, nga krijimi i Frymës së Re Demokratike, me kryetar, Bamir Topin dhe Gazmend Oketën.

Për ish-zv.kryeministrin, Topalli ka mbajtur qëndrimet më të ashpra, teksa ka thënë se Gazmend Oketën në PD: “E sollëm, pa, mori, iku.”

Nuk kisha keqardhje për largimin e Oketës, as e çuditur. Në grupin parlamentar kolegët e mi thonë: E sollëm, pa, mori, iku. S’është hera e parë që e shoh këtë film, as te PD-ja as në politikën shqiptare. E kam parë edhe në kohë të tjera. Erdhi si djalë i ri, asokohe dukej yll në ngjitje. Pak muaj pasi e mori, PD-ja e bëri deputet, ministër Mbrojtjeje, zv.kryeministër”, është shprehur ajo.

Më tej, ish-numri dy i PD-së, ka theksuar se Gazmend Oketa, pasi humbi karrigen, akuzoi se nuk ka demokraci brenda PD-së.

“Pasi humbi karrigen, kuptoi se s’kishte më demokraci në PD. Shumë kanë ik, kanë ardh, janë kthy. Është një parti e bazume në vlera. Thelbin e saj ka misionin, jo karrigen. Unë jam idealiste, kjo parti është e idealeve. Rrëzoi komunizmin dhe bazoi qëndrimin e saj, projektin e saj, misionin e saj, mbi liritë, ekonominë e tregut. Unë kam qenë dhe jam ëndërrimtare. Kam qenë dhe jam idealiste. Oketën e sollëm, pa, mori, iku. Kjo është devijanca e tyre që qenien e tyre në parti nuk e lidhin me misionin.” – ka thënë Topalli në vitin 2012.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli jozefina topalli

Sondazh

Poll

Politike 27 Tetor 2020, 13:18

TIRANË- Endri Dumani takohet për herë të parë me mamanë e tij, pas 6 vitesh. I mituri, vetëm 12 vjeç, ka takuar nënën e tij pas riatdhesimit në Shqi...