Politike

“Ismet, qenke lodhur kot”, Basha injoron pyetjen për Hajdarin: Shqiptarët s’janë budallenj, pseudo-opozitën e patë si

27 Tetor 2020, 12:03 Nga DOSJA
“Ismet, qenke lodhur kot”, Basha injoron pyetjen për Hajdarin:

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha i etiketoi të gjitha partitë e reja në opozitë, si “pseudo opozitë”. I pyetur nga gazetari Ismet Drishti, se çfarë do të bëjë nëse partitë e reja, arrijnë të thithin votat e të gjithë elektoratit gri, Basha la të kuptohej se nuk i llogarit këto parti.

Ismet qenke lodhur kot, ke marrë këtë rrugë për këtë pyetje? Pseudo opozita nuk mori dot vota në 2019, në ato palo zgjedhje. Shqiptarët nuk janë budallenj, në votimet moniste opozita nuk mori pjesë. Pseudo opozita e patë si doli, kjo mjafton për çdo pyetje. Të mos harxhojmë kohë, se koha është shëndet. Ta përqëndrojmë energjinë tek ato çështje që ka rëndësi për shqiptarët.“-tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi edhe sot një konferencë ku denoncoi mafien e plehrave dhe ilaçeve. Basha tha se deputeti Tom Doshi është përfituesi i parë i tregut të medikamenteve në vend, ndërsa i bëri thirrje SPAK të hetojë inceneratorët.

Lajmi kryesor: Basha me gazetarët: Mafia e ilaçeve dhe plehrave ka zaptuar vendin! Tom Doshi është i pari emër në shëndetësi, SPAK të hetojë presionet mbi dëshmitarët kyçë

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha partite e reja ne zgjedhje rudina hajdari lulzim basha partite e reja ne zgjedhje rudina hajdari

Sondazh

Poll