Politike

Ç’thoshte Lleshaj për policët kur mori detyrën: Si të jenë ata jam edhe unë (VD)

11 Shkurt 2019, 15:30 Nga DOSJA
Ç’thoshte Lleshaj për policët kur mori detyrën: Si

TIRANË– Ishin ditët e fundit të tetorit, kur gjeneral Sandër Lleshi mësoi se kryeministri Edi Rama e kishte zgjedhur për t’a vënë në krye të Ministrisë së Brendshme. Lleshaj, nuk e dinte ende asokohe se marrja e detyrës do t’i kushtonte statusin e gjeneralit, pas ngërçit të krijuar me presidentin Ilir Meta, dhe refuzimin që ky i fundit pati për dekretimin e Lleshajt.

Në një intervistë që u gjykua e “nxituar” nga analistët politikë, Lleshaj doli në Opinion dhe ndër të tjera tha edhe se fytyra e Policisë së Shtetit është fytyra e ministrit.

Do t’ju them kaq. Kur të mos më shihni mua shpesh, do të më shihni tek fytyra e policëve. Si të jenë ata, jam unë. Nëse i shihni policët me krimin, dini që jam unë me krimin, nëse i shihni policët të dehur, dijeni se po pi unë. Nëse i shihni të pasjellshëm, ata do jenë fytyra jonë. “

‘Katoliku’ i mirë, Sandër Lleshaj nuk e ka menduar asokohe se kjo deklaratë mund t’i kthehet në një boomerang, kur një nga SPZ, inspektorët e zonës në Gruemirë të Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakuti dyshohet se ka tentuar të abuzojë me një të mitur, duke i dërguar edhe material perverse ku polici shihet i zhveshur. 

Për më shumë ndiqni atë që ka thënë vetë ministri. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berhan bajrakuti polici i arrestuar ne malesine e madhe policia e shtetit sander lleshaj berhan bajrakuti polici i arrestuar ne malesine e madhe policia e shtetit sander lleshaj

Sondazh

Poll