Politike

Protesta e opozitës/ Kreu i PDIU-së u bën thirrje shqiptarëve: Duhen zgjedhje të parakohshme

10 Shkurt 2019, 17:39 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Kreu i PDIU-së u bën thirrje

Lideri i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ka bërë thirrje çdo shqiptari që të bashkohet në protestën e paralajmëruar të opozitës më datë 16 shkurt. Sipas Idrizit vendi ynë ka nevojë për zgjidhje politike, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme dhe qeverisë tranzitore.

Unë ju ftoj të gjithëve, simpatizantë të PDIU-së dhe çdo shqiptar, që të bashkohemi në protestën e opozitës në 16 shkurt. Vendi ka nevojë për zgjidhje politike, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme dhe qeveri tranzitore,”- shprehet kreu i PDIU-së.     

Edhe një ditë më parë gjatë takimit me strukturat e PDIU të Tiranës, Idrizi bëri thirrje për protestë masive javën e ardhshme dhe paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të qëndronte larg partisë së tij.

Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë popullore më 16 shkurt. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme qendrore dhe ato lokale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites protesta me date 16 shkurt shpetim idrizi protesta e opozites protesta me date 16 shkurt shpetim idrizi

Sondazh

Poll