Politike

Gjyqi për taksat/ Taulant Balla: S’kemi hequr dorë. Shkëlzen Berisha: Të hetohet për lidhjet me Begon (VIDEO)

11 Shkurt 2019, 11:47 Nga DOSJA
Gjyqi për taksat/ Taulant Balla: S’kemi hequr dorë.

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë në një deklaratë për mediat në përfundim të seancës gjyqësore me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ku Berisha e akuzon për shpifje.

Balla tha se i qëndron akuzave në ngarkim të Berishës dhe i bëri thirrje prokurorisë të vijojë hetimet dhe të sjellë para drejtësisë Nuel Kalajn. 

 S’jemi të gjithë njësoj. S’kemi hequr dorë nga kallëzimet penale për abuzimet e qeverisë së Berishës. Prokuroria e Tiranës dhe gjykata të mos përdorin makinacione për çështjen në ngarkim të Sali Berishës, Nuel Kalajt dhe Shkëlzen Berishës. I qëndroj një për një akuzës së bërë se shqiptarët kanë humbur 400 milionë euro nga privatizimi i OST. Dua të përdor këtë moment për t’i bërë thirrje prokurorisë që të bëj hetimet. Prokuroria speciale ngrihet së shpejti, është e turpshme që sot pas 18 muajsh kur u bë kallëzimi penal, prokuroria na thotë se nuk mund të gjejë Nuel Kalajn, kur kandidon për kryetar në Prizren. Ne nuk jemi si ata, çdo çështje dhe çdo akuzë do t’i shkojmë deri në fund. Akuzat qëndrojnë tërësisht, të gjithë ata që mendojnë se ia hodhën lumit e kanë gabim. Gjithë ata që i friken reformës në drejtësi dhe SPAK dhe thirrin protesta e kanë gabim. Rruga e drejtësisë së re nuk pengohet me protesta.

Përgjigjien ia ka kthyer pak minuta më vonë, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Berisha tha se Taulant Balla nuk arriti dot që të provojë akuzat e tij në Gjykatë dhe shtoi se prokuroria duhet të hetojë Taulant Ballën për lidhjet e tij me Edmond Begon.

Taulanti doli me tezën se ishte urdhër i partisë, nuk dha asnjë provë. Tentoi të çonte vëmendjen tek komisioni parlamentar që drejtonte. Ironia është që akuzonte për udhëtime, ndërkohë që unë s’kam asnjë lidhje me ata persona, dhe kurrë nuk e provuan dot. Ironia është se në këtë kohë, Balla udhëtonte me Begon që merrte tendera nga shteti dhe përfitoi 6 milionë euro nga shteti. I dyshuari i ka marrë pa patur për të drejtë. Duhet të hetohet nga prokuroria. Shpresoj të vihet drejtësia në vend dhe Balla të dënohet.

Shkëlzen Berisha dhe Taulant Balla ndodhen prej një viti në gjyq. Balla e akuzoi Berishën se nuk ka paguar taksat dhe ky i fundit e paditi kryetarin e grupit të PS për shpifje.

Pas përballjes në Gjykatë, Balla ka reaguar sërish. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla pyet Berishën se kur do të shkojë në SHBA. 

“Shkelzen! Ti ke të drejtë që vazhdon leh, përderisa akoma drejtësia është mes dritës dhe errësirës dhe errësirën e kontrollon ti me tët atë! Por meqë sot dole nga strofkulla a nuk na thua, kur do shkosh në Amerikë?! Ose më saktë, pse gojet e liga thonë se nuk të japin më biletë për Amerikë as ty dhe as motrës tende, se kunatit jo e jo?!’ –shkruan Balla në postimin e tij.

Një tjetër reagim ka ardhur nga Shkëlzen Berisha i cili thotë se mund të lëvizë kudo. 

“Tualet! Une ne SHBA dhe BE pavaresisht gojeve te liga qe ulen mbi ty, udhetoj si njeri i lire, i pa shoqeruar nga trafikante droge te cilet me pas shperblehen me miliona euro nga taksat e shqiptareve. Por meqe vendose te hapesh kapakun ben mire te na shpjegosh nese trafikantet e droges, te kane dhene thjesht shoqerine e mire apo te kane paguar biletat, hotelet, udhetimet, veshjet e shume shijet te tjera qe ndani bashke. Ben mire te na shpjegosh nese te kane sponsorizuar me parate e droges apo me parate e tenderave qe kane fituar pas kthimit nga udhetimet e me ty. Beje me mire ti, para se ta bejne specialistet e OSHE kur t’u duhet te shpjegojne kush i ka udheruar per te shpallur fitues te miliona eurove ne kundershtim me ligjin, miqte e shtepise tende. Beje me mire vete. Beje se te ndihmon te shpelahesh!”-shkruan Berisha.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjyqi per cez gjyqi per shpifje privatizimi i cez shkëlzen berisha taulant balla gjyqi per cez gjyqi per shpifje privatizimi i cez shkëlzen berisha taulant balla

Sondazh

Poll