Politike

Vendimi për Dritan Dajtin, Meta: KLGJ dhe prokuroria të vihen në lëvizje, të hetohet çështja

11 Shkurt 2019, 11:06 Nga DOSJA
Vendimi për Dritan Dajtin, Meta: KLGJ dhe prokuroria të vihen në

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka komentuar vendimin e Gjykatës për të ndryshuar dënimin e Dritan Dajtit, kreut të bandës së Durrësit, i cili tashmë do të vuajë edhe 10 vite burg. (Lexo këtu).

Dajtit iu pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar dhe nga burgim i përjetshëm, gjykata vendosi t’a dënojë me 25 vite burg.

Nga konferenca e organizuar nga INFOÇIP me temë “Marrëdhëniet e Punës dhe Shqyrtimi Gjyqësor”, Meta tha se Prokuroria dhe KLGJ duhet të vihen në lëvizje për të hetuar këtë çështje.

“Mbështes reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të Bashkimit Europian. KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshem të vihen në lëvizje për të vlerësuar dhe hetuar çështjen në fjalë “-tha Meta. 

Presidenti Ilir Meta, komentoi edhe propozimin për kreun e ri të KLSH-së. Meta iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për deputetin socialist, Anastas Angjeli. Meta tha: A do të jetë Anastas Angjeli kandidatura e tretë për postin e KLSH-së, që presidenti Ilir Meta do t’i vendosë në tavolinë maxhorancës për tu votuar?

Kreu i shtetit  duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve u shpreh: Unë jam i bindur që të gjitha zgjidhjet dhe propozimet e Presidentit të republikës synojnë forcimin e institucioneve të pavarura, dhe gjithmonë këtë gjë do të synojnë. Synojnë forcimin e sundimit të ligjit në vend dhe jo të sundimit të shumicave.

Reagimi i presidentit Ilir Meta vjen pas vendimit të Gjykatës për të dënuar Dritan Dajtin me vetëm 25 vite burg. Ky vendim ka hapur një valë debati në politikën shqiptare, ndërkohë që opozita dhe mazhoranca fajësojnë njëra-tjetrën për vendimin mbi Dajtin. BE, përmes ambasadorit Luigi Soreca ka thënë se duhet vlerësim urgjent nga KLGJ.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi i dritan dajtit dritan dajti gara per kreun e klsh ilir meta masakra e durresit denimi i dritan dajtit dritan dajti gara per kreun e klsh ilir meta masakra e durresit

Sondazh

Poll