Politike

Rasti i pacientit nga Këlcyra, Tritan Shehu: Standartet e urgjencës, shumë larg normave

10 Shkurt 2019, 19:01 Nga DOSJA
Rasti i pacientit nga Këlcyra, Tritan Shehu: Standartet e urgjencës,

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë publik rastin e një pacienti nga Këlcyra, i cili ishte me probleme zemre.

Sipas deputetit Shehu, ky rast tregon se niveli e standardet e urgjencës mjekësore janë shumë larg atyre të domosdoshme.

Postimi i plotë i Tritan Shehut

Niveli e standartet e urgjences mjekesore jane shume larg atyre te domosdoshme, vecanerisht po te kuptohet se dhe jashte Qendres se Tiranes “jetojne” njerrez: Dje nje qytetar i nje fshati te Kelcyres reth ores 7 te mengjezit akuzoi dhimbje te forta gjoksi, per te cilat me mjetet e tij mbas reth tre oresh arriti ne spitalin e Gjirokastres. U njoftova reth ores 12,30 dhe menjehere u impenjova per t’i siguruar nje ndihme mjekesore sa me te kualifikuar. Reth ores 13,30 pacienti niset drejt QSUT ne Tirane me autoambulance. Koleget e asaj qendre, me te cilet komunikova ne te gjitha hallkat, arriten qe reth ores 18 te realizonin aty proceduren hemodinamike e te vendosnin nje “unaze” ne nje koronare duke dilatuar edhe tjetren. Por nderkaq infarkti ishte konsoliduar, pikerisht sepse koha e nderhyrjes ishte mbi limitet e duhura prej max 6 oresh nga simptomat dhe mungeses se protokolleve te perdorimit te trombolitikeve ne rrethe, kur kjo ndodh. Urgjenca mjekesore nuk eshte thjesht nje ingranazh, por eshte nje mekanizem i tere kompleks, qe per te pasur suksesin e plote duhet te funksionoje saktesisht ne te gjithe vendin e hallkat e saj. Fatkeqesisht sic tregoi edhe ky rast, per te cilin pati nje gadishmeri te plote te te gjithe kolegeve, gjendja e Urgjences sone eshte shume larg normave e kerkesave te kohes, vecanerisht kur behet fjale per qytetare jashte “unazes se Tiranes”. Por Shqiperia nuk eshte vetem qender Tirana!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike tritan shehu urgjenca mjekesore tritan shehu urgjenca mjekesore

Sondazh

Poll