Politike

Komisioni i Edukimit/ Debate për ligjin e Arsimit, Prifti: Burg për atë që tregëton libra. Vokshi: Faleminderit për pasion

11 Shkurt 2019, 11:43 Nga DOSJA
Komisioni i Edukimit/ Debate për ligjin e Arsimit, Prifti: Burg për

TIRANË- Komisioni i Edukimit dhe Medias ka vijuar me debatet lidhur me ligjin e arsimit të Lartë. Në mbledhjen e sotme, u zhvilluar një seancë dëgjimore me asamblenë e pedagogëve të Universitetit të Tiranës.

Në fjalën e tij, pedagogu i Fakultetit Ekonomik, Rezart Prifti tha se nuk ka përse të njollosen të gjithë pedagogët se 40 prej tyre shesin libra. Sipas tij, në këtë rast duhet të ndërhyjë Prokuroria dhe pedagogët duhet të shkojnë në burg.

“Ai që tregëton libra me notën shko, hetoje dhe mbaje në burg. Gjithashtu ai që merr lekë për lëndën. Pse duhet të njollosëm unë? Jo more nuk janë të gjithë ashtu. Ai që tregton libra për notën merreni futeni në burg. Pse duhet të njollosem unë? Është çështje mëndësie. Më ka ardhur një gjyshe dhe më ka lënë 200 euro mbi tavolinë.  I kam thënë “None nuk bëhet kështu, jepja gocës bëja dhuratë, nuk bëhet kjo punë kështu”. Sepse kujtohet se bëhej ashtu ndaj. Edhe kryeministri që nuk e ka idenë fare kujton se bëhet kështu. Tregtojmë ne libra, jo, e di pse sepse ne nuk kemi libra fare. Sepse të bësh një libër do një qerre me lekë dhe një qerre më njerëz nga mbrapa. Nuk bëhen librat ashtu siç e sugjeron zotëria tek VKM e 2-të.  Për të bërë libra nuk ka nevojë për Komision të Përgjithshëm. Njësoj si në kohën e qoftëlargut. Si u bëka libri me Komision të Përgjithshëm? Kjo bie ndesh edhe me librin, shkon ndesh me diversifikimin e arsimit të lartë, shkon ndesh me frymën e kërkim-zhvillimit, po shkon ndesh me konkurreshmërinë. Ku e njeh ti lëndën time që të vendosësh për mua? Mua më prekin këto gjëra. Ne po diskutojmë për gjëra të paprekshme. Ligjin e bëjmë si të doni por është çështje mëndësie. Janë gjëra shumë të thjeshta për t’u rregulluar nuk ka nevojë për shkencë,” –tha Prifti.

Në fund të fjalës së tij, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi e ka falenderuar pedagogun: Faleminderit për pasionin me të cilin iu folët.

Më herët pedagogët gjatë një takimi me Ministren e Arsimit, Besa Shahinin, kanë parashtruar kërkesat e tyre lidhur me ndryshimet që ata propozojnë të bëhen në ligjin e “Arsimit të Lartë”. (Lexo këtu)

Pas takimit, pedagogët u shprehën se nuk kishin rënë për kërkesat e tyre dhe se ministrja   u përpoq t’u mbushte mendjen për të mirat që do të sillte “Pakti për Universitetin”. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi komisioni i edukimit dhe medias ligji per arsimin e larte rezart prifti albana vokshi komisioni i edukimit dhe medias ligji per arsimin e larte rezart prifti

Sondazh

Poll